E Premte, 03.29.2024, 01:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - BIZNESI ËSHTË KLIENT I POLITIKËS, POLITIKA ËSHTË KLIENTE E BIZNESIT

E Martë, 03.03.2015, 07:50am (GMT+1)



Biznesi dhe politika në Kosovë, i ofrojnë favore njëra tjetrës, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertët e çështjeve ekonomike.

Në Kosovë, thonë ata, "nuk mund të jesh i suksesshëm në biznes nëse nuk je i afërt me politikën, apo nëse nuk je pjesë e saj dhe po ashtu, nuk mund të jesh politikan nëse nuk je biznesmen".

Sipas tyre, vet fakti se shumë biznesmenë kanë hyrë në politikë, apo politikanët janë bërë biznesmenë, tregon dominimin e politikës në jetën ekonomike.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekonomia po keqpërdoret nga politika.

"Politika dhe biznesi janë bërë profesione të paevitueshme njëra me tjetrën, pasi që ato ushqejnë njëra - tjetrën, krijojnë favore dhe paradispozita shumë të mira, qoftë në terrenin politik, apo edhe në biznes e që është e dëmshme dhe është e ndaluar me ligjet e Kosovës. Ligji shumë qartë definon se sa politikani mund të jetë i futur në biznes dhe e kundërta, por fatkeqësia është se ai ligj nuk zbatohet", thekson ai.

Kjo ndërlidhje ndërmjet biznesit dhe politikës, shton Rexhepi, rezulton me mbijetesën e kompanive të caktuara, por edhe me ngulfatjen e bizneseve tjera.

Sipas tij, këto favorizime që bën politika për biznese të caktuara dhe anasjelltas janë një dëm i madh që i bëhet vendit.

"Krijohen pozita favorizuese, pozita dhe mundësi për krijimin e monopoleve në treg. Në këto situata po i bëhet dëm i madh konkurrencës, zhvillimit, e në veçanti dëm i madh po i bëhet konsumatorit. Kjo e korrupton biznesin dhe në të njëjtën kohë edhe politikën", vlerëson Rexhepi.

Ndryshe, në prag të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në vitin e kaluar, partitë politike bënin "luftë" se kush po merr më shumë afaristë të kompanive të mëdha vendore në subjektet e tyre.

Zyrtarët e institucioneve në Kosovë, vazhdimisht kanë deklaruar se Qeveria nuk ka lidhje me komunitetin e biznesit, përveç se ndihmon në zhvillimin e politikave në përmirësimin e zhvillimit të aktiviteteve të tyre ekonomike.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se favoret që politika iu bën bizneseve në Kosovë dhe anasjelltas janë shqetësuese për një vend.

Petrit Zogaj, analist politik nga Lëvizja Fol, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e funksionimit të rregullave demokratike në Kosovë, ka bërë që biznesmenët bëhen politikanë dhe politikanët biznesmenë.

"Kemi parë që biznesi e sheh mbijetesën vetëm duke qenë afër ose brenda pushtetit, sikurse partitë politike e shohin veten e tyre dominante nëse janë afër ose brenda biznesit. Fatkeqësisht kjo ka ndikuar që ne të kemi institucione të dobëta, që nuk funksionojnë si duhet", shton Zogaj.

Kompanitë që janë të ndërlidhura më politikën, thuhet se janë kompani të derivateve të naftës, kompani të ndërtimit dhe telekomunikacionit.

Sidoqoftë, detyra e kryesore e shtetit në raport me ekonominë, në çdo vend të zhvilluar, thonë ekspertët, është krijimi dhe mbarëvajtja e funksionimit të platformës ligjore dhe institucionale, mbi të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - DËNOHEN SULMET NDAJ GAZETARIT BERAT BUZHALANë Kosovë janë shënuar reagime në shkallë të gjerë ndaj fyerjeve që i janë bërë gazetarit të “Gazetës Express” Berat Buzhala, pas një serie shkrimesh ndaj një kompanie private (03.03.2015)
AKUZAT E DOSHIT - SHPËRTHEJNË POLEMIKAT Deputeti i përjashtuar nga PS: Personi i paguar nga Meta për vrasjen tim ju rrëfye ministrit të Brendshëm. Braho: Doshi na tha se donin ta vrisnin njerëz të afërt me zotin Berisha. (03.03.2015)
SKËNDER HYSENI - MARRËVESHJA PËR LËVIZJE TË LIRË ME SERBINË KA KRIJUAR KUSHTE TË FAVORSHME PËR EMIGRIM TË PALIGJSHËM (03.02.2015)
KOSOVË - SHTATË TË AKUZUAR PËR VEPRA QË LIDHEN ME TERRORIZMINAutoritetet e drejtësisë thanë se ata akuzohen mes tjerash për nxitje, rekrutim dhe pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme (03.02.2015)
Zëri i Amerikës - TOM DOSHI PËRJASHTOHET NGA GRUPI I PS-së Vendimi pas akuzave që deputeti bëri javën e shkuar. Kryeministri Rama: Eshtë i lirë t’i provojë para drejtësisë. Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe deputetit Fufi& (03.02.2015)
SHBA E MIRËPRESIN VENDIMIN PËR TOM DOSHIN (03.02.2015)
ANALISTËT - DËSHTIMI ME GJYKATËN SPECIALE IA ZGJAT JETËN REZOLUTËS 1244 (03.02.2015)
TOM DOSHI PËRJASHTOHET NGA GRUPI SOCIALIST - AKUZON METËN SE DESHI TA VRISTE (03.02.2015)
DANIEL SERVER - KËRCËNIM PËR MAQEDONINË ËSHTË MOSKA E JO UASHINGTONI (03.02.2015)
EDHE DEPUTETI ASTRIT VELIAJ DEL KUNDËR BASHËS - KA IKUR KOHA E ZVARRANIKËVE POLITIKË (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]