VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHOQËROHET NË POLICI DURIM BANI - PËRMENDET NË AFERËN DOSHI

E Martë, 03.03.2015, 04:08pm (GMT1)

 
Tiranë, 3 mars - Policia e Shtetit ka shoqëruar shtetasin Durim Bani si person që ka dijeni mbi akuzat që ka ngritur deputeti Tom Doshi për planifikim të vrasjes e tij. Shoqërimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila gjatë paraditës së të martës ka filluar hetimet kryesisht për këtë çështje. Këtij shtetasi vetëm 10 ditë më parë në qytetin e Fushë-Krujës aty dhe ku banon iu vendos rreth 400 gramë tritol në makinën e tij.

Fatmirësisht lënda plasëse u zbulua nga një kalimtar i rastit për tu ç'aktivizuar me pas nga njësia antieksploziv e Policisë së Shtetit. Sipas grupit hetimor, pozicioni i Banit ende nuk është sqaruar në këtë çështje. Prokuroria ka dyshime se Durim Bani ka dijeni mbi organizimin e vrasjes së deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Burime nga kjo prokurori kanë konfirmuar për Albanian Screen se procedimi penal është regjistruar për akuzën e vrasjes me dashje mbetur në tentativë. Gjatë ditës prokuroria e përgjithshme njoftoi se mirëpret deputetin Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij dhe provat që disponon në prokurorinë për krimet e rënda. Ligjvënësi socialist në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlametar të Partisë Socialiste se dispononte një video prej 37 minutash ku shpjegohet e gjithë ngjarja nga personat që kanë patur detyrë për të kryer vrasjes. Ndërkaq grupi hetimor pritet të marrë në pyetje deputetit Mëhill Fufi i cili do të eliminohej sebashku me Tom Doshin.

Do të jetë këqyrja e videos dhe deklarimet e personave të kërcënuar ato që do sjellin zhvillime mbi ngjarjet që tronditën politikën shqiptare gjatë kësaj jave.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.