E Enjte, 04.25.2024, 11:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HASHIM THAÇI - MOSINTEGRIMI SHTON RREZIKUN E NDIKIMIT TË RUSISË DHE ISIS-it Ministri i jashtëm i Kosovës tha në Berlin se vonesa në integrimin e Ballkanit perëndimor hap mundësi për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe ISIS-it
E Martë, 03.03.2015, 07:02pm (GMT+1)



Ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të përshpejtojnë procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit, ose të rrezikojnë zgjerimin e ndikimit të Rusisë dhe të ekstremistëve islamikë.

Zoti Thaçi, kryeministri i parë i Kosovës së pavarur deri vitin e kaluar, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpreson për rezultate të prekshme gjatë muajve të ardhshëm, në çështjet siç është regjimi i ri i vizave nga Bashkimi Evropian.

"Kjo është koha kur Brukseli duhet të lëvizë nga retorika e fjalët e bukura për Kosovën, drejt masave konkrete", tha zoti Thaçi të martën në Berlin, ku është takuar me ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Kosova, një vend i varfër me rreth 1.7 milion banorë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi i mbështetur nga Moska refuzojnë ta njohin dhe kanë bllokuar anëtarësimin e saj në organizata siç janë Kombet e Bashkuara.

Zoti Thaçi, i cili drejtoi njësitë e armatosura të shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998-99 kundër trupave të Beogradit, tha se Prishtina e sheh izolimin e vazhdueshëm si një padrejtësi.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një synim i përbashkët i vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, prandaj zoti Thaçi thotë se kjo "mund të detyrojë Serbinë që të njohë realiteti e ri të Kosovës së pavarur".

Derisa Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova kërkojnë anëtarësimin në Bashkimi Evropian, Brukseli thotë se krimi i organizuar, korrupsioni dhe kufizimi i lirisë së medies, po e kufizon përparimin.

Zoti Thaçi bën thirrje për përshpejtim të procesit të anëtarësimit.

"Bashkimi Evropian nuk duhet të vonojë proceset e pranimit e të zgjerimit dhe integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO,"
tha ai.

Rusia ka krahasuar aneksimin nga ana e saj të rajonit ukrainas të Krimesë vitin e kaluar me mbështetjen ushtarake të NATO-s për vetëvendosjen e Kosovës në vitin 1999. Zoti Thaçi hedh poshtë krahasimet e tilla, ndërsa nënvizon se e ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike.

"Çdo zvarritje në këtë proces është e rrezikshme. Ajo hap rrugën për depërtimin dhe shtimin e ndikimit të Rusisë në rrafshin politik, ekonomik dhe ushtarak. Por, po ashtu, i hap rrugën ISIS-it të depërtojë dhe të rrisë ndikimin në rajon",
tha ai.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës janë të besimit islam por me një mënyrë jetese kryesisht laike.

Policia ka arrestuar dhjetëra të dyshuar për përfshirje në luftën e grupeve siç është Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë. Zoti Thaçi tha se Prishtina ka arrestuar edhe imamë të dyshuar për nxitje të ekstremizmit si dhe ka ndërmarrë veprime për të dëshmuar se është anëtare e përkushtuar e "koalicionit global kundër ISIS-it".

Ai fajësoi trafikuesit me qenie njerëzore për shtimin e numrit të qytetarëve të Kosovës që duan të migrojnë për në vendet e Bashkimit Evropian, të cilët kanë shtuar thashethemet se njerëzit mund të fitojnë strehimin, me qëllim që të përfitojnë prej tyre.

Duke punuar me Gjermaninë, ku gjatë këtij viti ishte përhapur panik në medie për një "ortek" të strehim kërkuesve nga Kosova, zoti Thaçi tha se qeveria kishte frenuar valën duke informuar njerëzit se 99 për qind e kërkesave për strehim nga Kosova janë refuzuar për shkak se ata nuk kishin bazë për të pretenduar përndjekjen.

"Ajo që mund të them më bindje të plotë është se numri i njerëzve që duan të lënë Kosovën, ka rënë shumë,"
tha ai. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQËROHET NË POLICI DURIM BANI - PËRMENDET NË AFERËN DOSHI (03.03.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEBAT I ASHPËR PAS PËRJASHTIMIT TË TOM DOSHIT NGA PARTIA SOCIALISTE (03.03.2015)
Express - SAMI KURTESHI INSISTON PËR SHKARKIMIN E ENVER HASANIT (03.03.2015)
DOSHI IA KUJTON RAMËS 21 JANARIN - ERDHE NË SHTËPINË TIME DHE IU LUTE PRIFTIT TË NXIRRTE VIDEON E METËS (03.03.2015)
FRANCKEN TAKON SOT HYSENIN PËR EMIGRIMIN ILEGAL (03.03.2015)
KOSOVË - BIZNESI ËSHTË KLIENT I POLITIKËS, POLITIKA ËSHTË KLIENTE E BIZNESIT (03.03.2015)
KOSOVË - DËNOHEN SULMET NDAJ GAZETARIT BERAT BUZHALANë Kosovë janë shënuar reagime në shkallë të gjerë ndaj fyerjeve që i janë bërë gazetarit të “Gazetës Express” Berat Buzhala, pas një serie shkrimesh ndaj një kompanie private (03.03.2015)
AKUZAT E DOSHIT - SHPËRTHEJNË POLEMIKAT Deputeti i përjashtuar nga PS: Personi i paguar nga Meta për vrasjen tim ju rrëfye ministrit të Brendshëm. Braho: Doshi na tha se donin ta vrisnin njerëz të afërt me zotin Berisha. (03.03.2015)
SKËNDER HYSENI - MARRËVESHJA PËR LËVIZJE TË LIRË ME SERBINË KA KRIJUAR KUSHTE TË FAVORSHME PËR EMIGRIM TË PALIGJSHËM (03.02.2015)
KOSOVË - SHTATË TË AKUZUAR PËR VEPRA QË LIDHEN ME TERRORIZMINAutoritetet e drejtësisë thanë se ata akuzohen mes tjerash për nxitje, rekrutim dhe pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]