E Premte, 04.26.2024, 12:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MBIPOPULLIMI I BURGJEVE TË SHQIPËRISË

E Mërkurë, 03.04.2015, 07:39am (GMT+1)



Në mjediset e paraburgimeve dhe burgjeve të Shqipërisë janë aktualisht rreth 1, 200 persona mbi kapacitete. Kjo e ka vështirësuar edhe dënimin e të miturve dhe adoleshentëve, prandaj OSBE dhe UNICEF po mbështesin dënimet alternative të tyre.

"‹"‹ Shërbimi i provës ka shqyrtuar gjatë vitit 92 raste të miturish për ndërmjetësim, nga te cilat 81 u zgjidhen me sukses. Për këtë arsye, OSBE dhe UNICEF po e mbështesin fondacionin për zgjidhjen e konfliketeve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve. Shumica e rasteve të adoleshentëve të dënuar 14- 21 vjeç janë rrahje, plagosje, aksidente me makina, vjedhje të vogla dhe konflikte familjare.

Burgimi nuk këshillohet nga praktikat demokratike, sepse ai largon nga shoqëria dhe vështirëson integrimin. OSBE e ka mbështetur vazhdimisht ndërmjetësimin midis viktimës dhe fajtorit për të zbutur konfliktualitetin në shoqëri.

"Krahas uljes së popullimit të përgjithshëm të burgjeve dhe kostove të sistemit penitenciar, roli kryesor i shërbimit të provës qëndron tek ndihmesa që ai jep tek rehabilitimi i autorëve të veprave penale dhe tek riintegrimi i tyre në shoqëri" - tha Fiorentina Azizi, përfaqësuese e OSBE-së.

Sipas praktikave me te mira nderkombetare konfliktet me te miturit fillimisht duhen ndermjetesuar ne menyre qe ata te vazhdojne shkollimin dhe te integrohen ne familje dhe shoqëri.

"Ndërmjetësimi lehtësoi peshën e punës në gjykata, si dhe në uljen e mbipopullimit në burgje, që aktualisht është 1200 persona më shumë se sa ka vende në mjediset e paraburgimit" - tha zonja Azizi. Shërbimi i Provës po i ndihmon të miturit e dënuar, që të integrohen më shpejt në shoqëri.

Dy vitet e fundit është rritur numri i rasteve të fëmijëve dhe adoleshentëve të dënuar shërbimin e provës. Ende ka shumë të mitur në mjedise burgimi, të cilët janë dënuar për çështje të vogla, që mund të shmangen me ndëshkime alternative thanë përfaqëuesit e OSBE-së dhe UNICEF-it.

Projekti i OSBE dhe UNICEF rriti aftësitë e ndërmjetësve për drejtësinë e të miturve. 20 ndërmjetës dhe 40 punonjës të Shërbimit të Proves u trajnuan me metodat më të mira ndërkombetare. Shërbimi i Provës është krijuar në vitin 2009. Ata ndjekin nga afër të miturit, që kanë marrë dënime të lehta nga gjykatat dhe pajtimin e palëve duke shlyer dëmtimet.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPORTI I BIMËVE MJEKËSORE - KRYESISHT PËR NË SHBA Gjatë vitit të kaluar, për shkak të prodhimit të madh, një sasi e këtyre bimëve ka mbetur pa u eksportuar (03.04.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA NISI HETIMET Ndalohet personi që sipas deputetit Tom Doshi ishtë porositur të kryente atentatet ndaj tij dhe deputetit demokrat Fufi. Opozita kërkon mocion mosbesimi ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta (03.03.2015)
HASHIM THAÇI - MOSINTEGRIMI SHTON RREZIKUN E NDIKIMIT TË RUSISË DHE ISIS-it Ministri i jashtëm i Kosovës tha në Berlin se vonesa në integrimin e Ballkanit perëndimor hap mundësi për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe ISIS-it (03.03.2015)
SHOQËROHET NË POLICI DURIM BANI - PËRMENDET NË AFERËN DOSHI (03.03.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEBAT I ASHPËR PAS PËRJASHTIMIT TË TOM DOSHIT NGA PARTIA SOCIALISTE (03.03.2015)
Express - SAMI KURTESHI INSISTON PËR SHKARKIMIN E ENVER HASANIT (03.03.2015)
DOSHI IA KUJTON RAMËS 21 JANARIN - ERDHE NË SHTËPINË TIME DHE IU LUTE PRIFTIT TË NXIRRTE VIDEON E METËS (03.03.2015)
FRANCKEN TAKON SOT HYSENIN PËR EMIGRIMIN ILEGAL (03.03.2015)
KOSOVË - BIZNESI ËSHTË KLIENT I POLITIKËS, POLITIKA ËSHTË KLIENTE E BIZNESIT (03.03.2015)
KOSOVË - DËNOHEN SULMET NDAJ GAZETARIT BERAT BUZHALANë Kosovë janë shënuar reagime në shkallë të gjerë ndaj fyerjeve që i janë bërë gazetarit të “Gazetës Express” Berat Buzhala, pas një serie shkrimesh ndaj një kompanie private (03.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]