VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MBIPOPULLIMI I BURGJEVE TË SHQIPËRISË E Mërkurë, 03.04.2015, 07:39am (GMT1) Në mjediset e paraburgimeve dhe burgjeve të Shqipërisë janë aktualisht rreth 1, 200 persona mbi kapacitete. Kjo e ka vështirësuar edhe dënimin e të miturve dhe adoleshentëve, prandaj OSBE dhe UNICEF po mbështesin dënimet alternative të tyre. "‹"‹ Shërbimi i provës ka shqyrtuar gjatë vitit 92 raste të miturish për ndërmjetësim, nga te cilat 81 u zgjidhen me sukses. Për këtë arsye, OSBE dhe UNICEF po e mbështesin fondacionin për zgjidhjen e konfliketeve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve. Shumica e rasteve të adoleshentëve të dënuar 14- 21 vjeç janë rrahje, plagosje, aksidente me makina, vjedhje të vogla dhe konflikte familjare. Burgimi nuk këshillohet nga praktikat demokratike, sepse ai largon nga shoqëria dhe vështirëson integrimin. OSBE e ka mbështetur vazhdimisht ndërmjetësimin midis viktimës dhe fajtorit për të zbutur konfliktualitetin në shoqëri. "Krahas uljes së popullimit të përgjithshëm të burgjeve dhe kostove të sistemit penitenciar, roli kryesor i shërbimit të provës qëndron tek ndihmesa që ai jep tek rehabilitimi i autorëve të veprave penale dhe tek riintegrimi i tyre në shoqëri" - tha Fiorentina Azizi, përfaqësuese e OSBE-së. Sipas praktikave me te mira nderkombetare konfliktet me te miturit fillimisht duhen ndermjetesuar ne menyre qe ata te vazhdojne shkollimin dhe te integrohen ne familje dhe shoqëri. "Ndërmjetësimi lehtësoi peshën e punës në gjykata, si dhe në uljen e mbipopullimit në burgje, që aktualisht është 1200 persona më shumë se sa ka vende në mjediset e paraburgimit" - tha zonja Azizi. Shërbimi i Provës po i ndihmon të miturit e dënuar, që të integrohen më shpejt në shoqëri. Dy vitet e fundit është rritur numri i rasteve të fëmijëve dhe adoleshentëve të dënuar shërbimin e provës. Ende ka shumë të mitur në mjedise burgimi, të cilët janë dënuar për çështje të vogla, që mund të shmangen me ndëshkime alternative thanë përfaqëuesit e OSBE-së dhe UNICEF-it. Projekti i OSBE dhe UNICEF rriti aftësitë e ndërmjetësve për drejtësinë e të miturve. 20 ndërmjetës dhe 40 punonjës të Shërbimit të Proves u trajnuan me metodat më të mira ndërkombetare. Shërbimi i Provës është krijuar në vitin 2009. Ata ndjekin nga afër të miturit, që kanë marrë dënime të lehta nga gjykatat dhe pajtimin e palëve duke shlyer dëmtimet.za www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |