E Premte, 04.19.2024, 10:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - ARBANA XHARRA, FITUESE E ÇMIMIT PËR GRA TË GUXIMSHME

E Mërkurë, 03.04.2015, 09:37pm (GMT+1)


Zonja Xharra, kryeredaktore e gazetës Zëri të Prishtinës, është në mesin e fituesve të çmimit që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.

Kryeredaktorja e të përditshmes Zëri, Arbana Xharra, është fituese e Çmimit prestigjioz Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.

Çmimi i nderon gratë anekënd botës, të cilat kanë treguar guxim dhe udhëheqje të pashoqe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përparimin shoqërorë. Përveç kësaj, ky çmim i nënvizon përparësitë strategjike të Byrosë Evropiane në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e korrupsionit.

Ky është çmimi i vetëm i departamentit të shtetit, i cili i nderon udhëheqëset nga e tërë bota.

Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se "raportimi i Arbana Xharrës kontribuon në forcimin e demokracisë së Kosovës. Raportimet e saj të hershme mbi ekstremizmin fetar dhe ndikimin e tij në shoqëri kanë zbardhur një çështje serioze për Kosovën dhe tërë rajonin. Xharra është autore e një sërë raportesh hulumtuese mbi ekstremistët islamikë që veprojnë në Kosovë, si dhe ka zbuluar lidhjet financiare dhe operative me organizatat e huaja terroriste. Këto përpjekje jo vetëm që e ndihmuan shoqërinë ta kuptojë problemin, por edhe nxitën përpjekjet e qeverisë për ta adresuar këtë çështje. Reagimet ndaj raportimeve të saja rezultuan me sulme të hapura mbi reputacionin e saj dhe kërcënime për jetën e saj dhe kundër familjes së saj. E papërkulur, Xharra vazhdon të raportojë mbi keqpërdorimet në institucionet publike".

Departamenti i Shtetit do të organizojë ceremoninë për ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme të enjten me 5 mars.

Krahas zonjës Xharra, këtë cmim e kanë fituar edhe Niloofar Rahmani nga Afganistani, Nadia Sharmeen nga Bangladeshi, Rosa Julieta Montaño Salvatierra nga Bolivia, May Sabe Phyu nga Burma, Béatrice Epaye Republika e Afrikës Qendrore, Marie Claire Tchecola nga Guinea, Sayaka Osakabe nga Japonia, Tabassum Adnan nga Pakistani dhe Majd Chourbaji nga Siria.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RASTI DOSHI - LËVIZJE NË MINISTRINË E BRENDSHME, PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA, PROKURORINË E PËRGJITHSHME E TJERË (03.04.2015)
NË KOSOVË 135 VETA NËN HETIME PËR TERRORIZËM (03.04.2015)
VJOSA OSMANI - JAM E GATSHME TË DREJTOJ LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS (03.04.2015)
DURIM BAMI - PO, UNË E MORA POROSINË PËR TË VRARË TOM DOSHIN (03.04.2015)
MBIPOPULLIMI I BURGJEVE TË SHQIPËRISË (03.04.2015)
EKSPORTI I BIMËVE MJEKËSORE - KRYESISHT PËR NË SHBA Gjatë vitit të kaluar, për shkak të prodhimit të madh, një sasi e këtyre bimëve ka mbetur pa u eksportuar (03.04.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA NISI HETIMET Ndalohet personi që sipas deputetit Tom Doshi ishtë porositur të kryente atentatet ndaj tij dhe deputetit demokrat Fufi. Opozita kërkon mocion mosbesimi ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta (03.03.2015)
HASHIM THAÇI - MOSINTEGRIMI SHTON RREZIKUN E NDIKIMIT TË RUSISË DHE ISIS-it Ministri i jashtëm i Kosovës tha në Berlin se vonesa në integrimin e Ballkanit perëndimor hap mundësi për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe ISIS-it (03.03.2015)
SHOQËROHET NË POLICI DURIM BANI - PËRMENDET NË AFERËN DOSHI (03.03.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEBAT I ASHPËR PAS PËRJASHTIMIT TË TOM DOSHIT NGA PARTIA SOCIALISTE (03.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]