VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIRANË - ATENTAT ME EKSPLOZIV TE KOMUNA E PARISIT, NJË I PLAGOSUR

E Enjte, 03.05.2015, 07:33am (GMT1)



Tiranë- Një tjetër shpërthim me eksploziv tronditi kryeqytetin mbrëmë, me pasojë një shtetas të plagosur. Rreth orës 22:00, një makinë tip "Benz ML" shpërtheu me telekomandë te Komuna e Parisit, sapo shoferi hapi derën e makinës.

Ngjarja ndodhi pranë stadiumit Dinamo, në rrugën "Sulejman Delvina", ku automjeti ishte i parkuar. Drejtuesi i mjetit arriti t'i shpëtonte atentatit, ndërsa automjeti me targa AA 948 AF, u shkatërrua.

Nga burimet paraprake mësohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe ka ndodhur sapo shoferi ka hapur derën e makinës. Ky i fundit ka pësuar lëndime dhe është nisur për në Spitalin e Traumës. Sipas burimeve mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit A. Prenga, 35 vjeç nga Mirdita, por kjo pritet të konfirmohet nga verifikimi i targës së mjetit.

Ende nuk dihen me saktësi rrethanat e ngjarjes, ndërsa njësia xheniere dhe forcat RENEA mbërritën në vendin e ngjarjes, ku vendosën zonën nën kontroll për të nisur hetimet. Shtetasi i plagosur është pronari i një biznesi që ndodhet në afërsi të vendit ku shpërtheu automjeti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.