E Enjte, 04.25.2024, 04:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BANKA E SHQIPËRISË - PËRMBYTJET TKURRIN RRITJEN EKONOMIKE

E Enjte, 03.05.2015, 07:41am (GMT+1)



Në Shqipëri përmbytjet në zonën jugperëndimore të vendit, gjatë muajit shkurt, pritet të kenë ndikim mbi rritjen ekonomike të vendit gjatë 2015. Vlerësimi vjen nga Banka e Shqipërisë e cila në raportin e saj të fundit mbi politikat monetare shpjegon se "dëmet e shkaktuara nga përmbytja kanë kërkuar një rishikim të lehtë për poshtë të parashikimeve tona për rritjen ekonomike të vitit 2015", thuhet në deklaratën e Bankës së Shqipërisë. Objektivi i autoriteteve është që rritja ekonomike jatë këtij viti të jetë në nivelin e 3 përqind. Banka, saktëson se "megjithatë, ndikimi i tyre pritet të jetë i përkohshëm dhe ekonomia projektohet të qëndrojë në një trend rritës në horizontin afatmesëm. Rritja ekonomike e vitit 2015 parashikohet të jetë më e lartë se ajo e vitit të shkuar", thuhet në deklaratën e Bankës. Për 2014 Qeveria pret që ritmi i rritjes ekonomike të ketë qenë në nivelin e 2-2.1 përqind. Për nëntë muajt e parë të viti të shkuar, rritja ishte në nivelin e 1.4 përqind. Sipas Bankës tremujori gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar ritme më të larta rritjeje.

Për vitin 2015, raporti i Bankës së Shqipërisë shpjegon se "zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të vazhdojë të mbështetet në masën më të madhe nga rritja e sektorit privat, ndërkohë që kërkesa e huaj pritet të ketë një rol të vogël pozitiv dhe shpejtësia e konsolidimit fiskal pritet të vijë në rënie". Sipas Bankës rritja ekonomike në 2015 do të jetë sërish nën potencial "duke diktuar një shfrytëzim jo të plotë të kapaciteteve prodhuese. Këto kapacitete të pashfrytëzuara ilustrohen nga nivelet relativisht të larta të papunësisë dhe reflektohen në presione të ulëta për rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit. Paralelisht me to, kërkesa e dobët agregate frenon edhe rritjen e normave të fitimit të biznesit. Në afat të mesëm, përmirësimi i pritur i rritjes ekonomike do të kthejë ekonominë në ekuilibër".

Këshilli Mbikqyrës i Bankës, në mbledhjen e tij të djeshme vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit, duke e lënë atë në kuotën e 2 përqindëshit. "Informacioni i ri i marrë në analizë nuk ndryshon vlerësimet tona për gjendjen aktuale të ekonomisë dhe të tregjeve financiare, si dhe pritjet për zhvillimet e tyre në të ardhmen. Kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për të siguruar kthimin e inflacionit në objektivin tonë prej 3.0% në periudhën afatmesme. Duke gjykuar mbi zhvillimet e pritura dhe balancën e rreziqeve rreth tyre, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se politika monetare e Bankës së Shqipërisë do të vazhdojë të ruajë natyrën e saj stimuluese, edhe për disa tremujorë në vazhdim", shpjegon Banka vendimin e marrë. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TIRANË - ATENTAT ME EKSPLOZIV TE KOMUNA E PARISIT, NJË I PLAGOSUR (03.05.2015)
DEPUTETI TOM DOSHI PUBLIKOI MBRËMË NJË VIDEO ME ATENTATORIN E POROSITUR (03.05.2015)
KOSOVË - ARBANA XHARRA, FITUESE E ÇMIMIT PËR GRA TË GUXIMSHME (03.04.2015)
RASTI DOSHI - LËVIZJE NË MINISTRINË E BRENDSHME, PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA, PROKURORINË E PËRGJITHSHME E TJERË (03.04.2015)
NË KOSOVË 135 VETA NËN HETIME PËR TERRORIZËM (03.04.2015)
VJOSA OSMANI - JAM E GATSHME TË DREJTOJ LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS (03.04.2015)
DURIM BAMI - PO, UNË E MORA POROSINË PËR TË VRARË TOM DOSHIN (03.04.2015)
MBIPOPULLIMI I BURGJEVE TË SHQIPËRISË (03.04.2015)
EKSPORTI I BIMËVE MJEKËSORE - KRYESISHT PËR NË SHBA Gjatë vitit të kaluar, për shkak të prodhimit të madh, një sasi e këtyre bimëve ka mbetur pa u eksportuar (03.04.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA NISI HETIMET Ndalohet personi që sipas deputetit Tom Doshi ishtë porositur të kryente atentatet ndaj tij dhe deputetit demokrat Fufi. Opozita kërkon mocion mosbesimi ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta (03.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]