VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NISMA E TRONDITUR NGA KOMPLOTI GJYQËSOR EULEX+PDK NDAJ LIMAJT

E Enjte, 03.05.2015, 03:37pm (GMT1)

   
"Nisma për Kosovën", të cilës i prin Fatmir Limaj, përmes një komunikate ka thënë se faktet e publikuara sot në gazetën "Koha Ditore", kanë tronditur dhe shokuar opinionin publik, se çka në fakt është duke ndodhur me institucionin më të rëndësishëm të Republikës, atë të drejtësisë, i cili në vend që të mbrojë qytetarët shndërrohet në instrument përndjekjes ndaj qytetareve të vendit.

"Ne sot po ashtu jemi të tronditur nga dalja në pah e një komploti të ashtuquajtur gjyqësor, të montuar dhe jo njerëzor. Fatmir Limaj dhe 8 të akuzuarit të tjerë duke pas besimin e plotë në sistemin e drejtësisë, atyre në vend që të t'i ndahej drejtësia nga një panel gjykatës profesionist dhe të mbështetur në ligj, ata tani më po shihet që kanë qenë para një paneli të ashtuquajtur gjyqësor të cilët sipas dëshmive të publikuara në gazetën "˜Koha Ditore' kanë qenë të instruktuar që të marrin një vendim politik (ende pa e shqyrtuar lenden, kryetari i panelit gjyqësor Manuel Suarez ka deklaruar se do ta dënoj Fatmir Limajn dhe të tjerët) në kundërshtim me ligjin dhe jo vendim gjyqësor duke u bazuar në fakte, prova dhe në ligj", thuhet në reagimin e Nisma-s.

Kjo parti, në dritën e këtyre fakteve kërkon që sa më shpejt të nisë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm ndaj të gjithë atyre të implikuar në ketë rast brenda dhe jashtë EULEX-it.

"Kërkojmë nga Brukseli zyrtar të fillojë dhe të garantojë një hetim të gjithanshëm ndaj të gjithë aktoreve të përfshirë në ketë skandal, qoftë në Prishtinë apo në Bruksel. Prandaj ne kërkojmë që të krijohet një komision hetues i pavarur e që të jetë transparent para qytetarëve të Kosovës dhe që sa ma shpejt përmes hetimit të plotë të zbardhet e vërteta, sepse jemi të bindur se vetëm kështu ndihmohet drejtësia. Po ashtu kërkojmë nga Brukseli që menjëherë të marrë masa për t'i ofruar mbrojtje ligjore të kërkuar nga zyrtaret e EULEX-it të cilët i kanë ofruar këto dëshmi në funksion të zbardhjes të së vërtetës", mbyllet reagimi i Nisma-s.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.