E Mërkurë, 04.24.2024, 12:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ÇËSHTJA DOSHI - TENSION NË KUVEND Akuzat për një plan për vrasje, deputeti Tom Doshi 6 orë përpara grupit hetimor. Prokuroria kërkon dëshmitë e zyrtarëve më të lartë të Shtetit dhe disa deputetëve

E Enjte, 03.05.2015, 08:21pm (GMT+1)



Në Shqipëri seanca e sotme e parlamentit u zhvillua në një klimë të fortë tensioni. Opozita këmbënguli në kërkesën për dorëheqjen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta, i cili u akuzua pak ditë më parë nga deputeti Tom Doshi se kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit tjetër demokrat Mhill Fufi. Vetë zoti Doshi I cili mbrëmë publikoi dhe videon me rrëfimin e personit që sipas tij do të kryente vrasjen, qëndroi sot për afër 6 orë në prokuorinë e Krimeve të rënda për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. Ndërsa në mbrëmje prokuria njoftoi se ka kërkuar dëshmitë edhe të drejtuesve të latë të Shtetit dhe disa deputetëve."‹"‹

Deputetët e opozitës të cilët hynë me vonesë në sallën e parlamentit qëndruan thuajse gjatë gjithë kohës në këmbë. Një pjesë e tyre rrethoi podiumin e parlamentit duke këmbëngulur se sot nuk mund të diskutohej asgjë tjetër vec cështjes që lidhet me akuzat e deputetit Tom Doshi ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta. Polemikat e para ishin mes kryetarit të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka dhe zotit Meta.

"Ju nuk mund të qëndroni më në atë karrike", u shpreh zoti Paloka. "Mblidhni Këshillin e Legjislacionit për të vazhduar me kërkesën për shkarkimin tim", u përgjigj kryetari i parlamentit.

Përpjekjet e zotit Meta për të vazhduar seancën me rendin e ditës hasën në kundërshtimin e opozitës. Dy ndërprerje të punimeve nuk e qetësuan situatën e cila thuajse gjatë gjithë kohës pati vetëm dy aktorë, ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e parlamentit Meta.

"Jep dorëheqjen e  mos shfrytëzo votat e krimit për të ndejtur në krye të parlamentit. Jep dorëheqjen. Të garantoj se do ta japësh por do të jetë vonë. Jep dorëheqjen menjëherë", deklaroi zoti Berisha.

"Për ty bëj cdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen. Dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Ta sqaroj dhe më shumë. Mos u bëj pjesë e pucit të pularisë me Tom Doshin dhe Dritan Priftin si aksioner. Ti je i vetmi që beson më shumë te Toma se sa te prokuroria, që beson se një person i akuzuar për vrasje thotë të vërtetën për Tom Doshin dhe gënjen përpara prokurorisë dhe policisë", u shpreh zoti Meta.

Opozita këmbënguli gjatë gjithë kohës se shumica ishte përpjekur sipas saj ta mbante të fshehtë cështjen dhe e konsideroi të papranueshme që ministri I Brendshëm kishte pritur dhe takuar privatisht një person të paguar për vrasje.

Kryeministri Rama i cili këtë herë qëndroi në rolin e një spektatori dhe nuk ndërhyri në asnjë moment për të marrë fjalën, deklaroi pas seancës së parlamentit për gazetarët se "Kjo është një shfaqe shumë e trishtueshme në të cilën janë të përfshirë një tufë politikejsh dhe rrugeçërish, që fatkeqësisht të parët, në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të dytët dhe të dytët po aq verbërisht përpiqen të përfitojnë nga të parët. Por përsëri t'ia lëmë prokurorisë, t'ia lëmë hetimit deri në fund. Nëse flasim për institucione, këto janë institucionet".

Autoritetet në të vërtetë kanë patur dijeni që prej shumë kohësh dhe mbetet e paqartë se përse nuk vendosën të vepronin që në momentet e para, dhe hetimi u hap vetëm pak ditë më parë, pas deklarimeve të zotit Doshi, duke arrestuar më pas dhe Durim Bamin, personin i cili dyshohet se do të kryente vrasjet dhe që u shfaq dhe në një video të publikuar nga vetë zoti deputeti, në të cilën Bami i rrëfehej atij për ngjarjen. Zoti Doshi  u paraqit sot për herë të parë në Prokurori, ku qëndroi për afër gjashtë orë.

Pas deklarimeve të tij përpara grupit hetimor ku ai sipas një komunikate zyrtare ka rikonfirmuar se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër Mhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje, prokuroria njoftoi se lidhur me hetimet e nisura, ajo ka ftuar që të japin deshmitë e tyre edhe figurat kryesore të shtetit dhe deputetë të parlamentit, që nga kryeministri Edi Rama, kryetari i parlamentit Ilir Meta, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe ish kryeministri Sali Berisha e deputetët Mark Frroku e Mhill Fufi.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NISMA E TRONDITUR NGA KOMPLOTI GJYQËSOR EULEX+PDK NDAJ LIMAJT (03.05.2015)
BEKIM JASHARI - NDJEHEMI TË TURPËRUAR QË NUK U INTONUA HIMNI KOMBËTAR (03.05.2015)
Deutsche Welle, fotoreportazh - PA LOPË, PA MAKINË, PA AZIL, VETËM KTHIM - KY ËSHTË FATI I REFUGJATËVE NË GJERMANI (03.05.2015)
Deutsche Welle - ÇËSHTJE DITËSH THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE NË KOSOVË (03.05.2015)
17 VJETORI I EPOPESË - FAMILJA JASHARI, DËSHMORËT DHE TË MBIJETUARIT (03.05.2015)
DOSHI PUBLIKON EDHE DISA FOTO TË PROKURORIT EUGEN BECI ME PERSONAZHET E TIJ NË NJË TRYEZË LOKALI (03.05.2015)
TRANSKRIPTIMI I VIDEOS QË PUBLIKOI DOSHI MBRËMË NË FACEBOOK (03.05.2015)
BANKA E SHQIPËRISË - PËRMBYTJET TKURRIN RRITJEN EKONOMIKE (03.05.2015)
TIRANË - ATENTAT ME EKSPLOZIV TE KOMUNA E PARISIT, NJË I PLAGOSUR (03.05.2015)
DEPUTETI TOM DOSHI PUBLIKOI MBRËMË NJË VIDEO ME ATENTATORIN E POROSITUR (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]