E Premte, 04.19.2024, 03:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSTOJA E LARTË E ENERGJISË - E PAPËRBALLUESHME PËR BIZNESET NË KOSOVË

E Premte, 03.06.2015, 07:53am (GMT+1)



Bizneset në Kosovë, në veçanti ato prodhuese, nuk po arrijë t'i përballojnë faturat e larta të energjisë elektrike.

Përfaqësues të Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), kanë treguar për Radion Evropa e Lirë se gjatë takimeve që kanë pasur me bizneset, këta të fundit kanë bërë të ditur se "ndryshimi prej tarifës verore në atë dimërore, që është më i lartë, ka bërë që ata të paguajnë më shtrenjtë faturat e energjisë".

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara, Agron Demi, tregon se për të njëjtën sasi të prodhimit, bizneset detyrohen të paguajnë 50 për qind më shumë faturat e energjisë, gjatë sezonit dimëror.

"Ndryshimi prej tarifës verore në atë dimërore mund të shkojë deri në 40 mijë euro më shumë për të njëjtin prodhim apo për të njëjtën sasi të energjisë së shpenzuar. Kjo është një kosto që bizneset nuk po arrijnë ta përballojnë, andaj duhet të ndryshohet diçka", thekson Demi.

Gjatë vitit të kaluar, Bordi i Zyrës së Rregullatorit kishte nxjerrë dy vendime për ngritje të energjisë elektrike deri në 5 për qind. Çmimet e energjisë elektrike në Kosovë sillen nga 2.54 centë deri në 10.16 centë për një kilovat.

Për bizneset në Kosovë, sipas Agron Demit, duhet të krijohen lehtësira, pasi që janë ata gjenerues të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

"Ajo çka do të duhej të ndodhte është që bizneset të paguajnë njëjtë me konsumatorët tjerë dhe kjo tarifa dimërore të mos ekzistojë për bizneset prodhuese për shkak se bizneset nuk kanë mundësi që ta kursejnë energji elektrike gjatë dimrit, për faktin se ato do të duhet ta përdorin të njëjtën makineri prodhuese, por me një kosto shumë më të lartë", thekson Demi.

Përveç tarifës dimërore e cila nga bizneset konsiderohet e shtrenjtë, problem tjetër që kanë theksuar bizneset, tregon Demi është edhe furnizimi jo i rregullt me energji elektrike.

Bizneset janë ankuar se në rastet kur energjia elektrike ndalet, shkakton dëme të mëdha në makinerinë prodhuese.

Edhe në hulumtimin e fundit të Odës Ekonomike të Kosovës bizneset e kishin deklaruar furnizimin jo stabil me energji elektrike dhe koston e lartë të saj, si barrierë kryesore në të bërit biznes.

Që nga viti 2001 në Kosovë janë bërë analiza nga më të ndryshmet, si nga institucionet vendore, ashtu dhe nga ato ndërkombëtare, për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për të përmirësuar sektorin e energjisë, por që ende nuk është arritur që Kosova të shkarkohet nga mungesa e energjisë elektrike.

Eksperti i çështjeve energjetike, Ethem Çeku në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik në Kosovë nëse kasektor të zhvilluar energjetik.

"Nëse flasim për një zhvillim ekonomik të vendit nuk mund të ketë vendi zhvillim duke blerë energji me çmime super të shtrenjta pasi që të gjitha ato e ngrehin koston e prodhimit në Kosovë. Sot Kosova është shndërruar në një treg të madh por nuk është shndërruar në një prodhues të caktuar i cili ka qenë dikur në Kosovë", vlerëson Çeku.

Kosova, sipas ekspertëve, duhet të investojë në sistemin energjetik, pasi që bizneset kanë nevojë për stabilitet të energjisë elektrike.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MITROVICË - PEZULLOHEN DY POLICË SERBË Pezullimi i tyre është pjesë e hetimeve për vrasjen e policit Enver Zymberi në korrik të vitit 2011 (03.06.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - TENSION NË KUVEND Akuzat për një plan për vrasje, deputeti Tom Doshi 6 orë përpara grupit hetimor. Prokuroria kërkon dëshmitë e zyrtarëve më të lartë të Shtetit dhe disa deputetëve (03.05.2015)
NISMA E TRONDITUR NGA KOMPLOTI GJYQËSOR EULEX+PDK NDAJ LIMAJT (03.05.2015)
BEKIM JASHARI - NDJEHEMI TË TURPËRUAR QË NUK U INTONUA HIMNI KOMBËTAR (03.05.2015)
Deutsche Welle, fotoreportazh - PA LOPË, PA MAKINË, PA AZIL, VETËM KTHIM - KY ËSHTË FATI I REFUGJATËVE NË GJERMANI (03.05.2015)
Deutsche Welle - ÇËSHTJE DITËSH THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE NË KOSOVË (03.05.2015)
17 VJETORI I EPOPESË - FAMILJA JASHARI, DËSHMORËT DHE TË MBIJETUARIT (03.05.2015)
DOSHI PUBLIKON EDHE DISA FOTO TË PROKURORIT EUGEN BECI ME PERSONAZHET E TIJ NË NJË TRYEZË LOKALI (03.05.2015)
TRANSKRIPTIMI I VIDEOS QË PUBLIKOI DOSHI MBRËMË NË FACEBOOK (03.05.2015)
BANKA E SHQIPËRISË - PËRMBYTJET TKURRIN RRITJEN EKONOMIKE (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]