E Martë, 04.23.2024, 03:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - PAK LIGJE TË MIRATUARA NË KUVEND

E Premte, 03.06.2015, 07:57am (GMT+1)



Ligji për formimin e Gjykatës Speciale, ai për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, ligjet për sistemin e drejtësisë dhe ato kundër korrupsionit, konsiderohen si më të rëndësishmet që duhet të miratohen nga Kuvendi i Kosovës në një periudhë kohore më të shpejtë.

Mirëpo, në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thonë se janë bërë gati tre muaj që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe vërehet një dinamikë e ulët e punës.

Driton Selmanaj nga KDI-ja, vlerëson se Kuvendi do të hasë në vështirësi sa i përket miratimit të ligjit për Gjykatën Speciale dhe atë të Forcave të Armatosura, pasi që deputetët e Listës Serbe po bojkotojnë punën e Kuvendit.

"Në mënyrë që të mos vijmë në të tilla situata, ku prolongohen edhe më tutje si rezultat i mungesës së deputetëve nga ana e pakicave, them se është një nevojë imediate që të kemi një debat sa më të shpejtë, ose një dialog të mirëfilltë".

"Nuk di nëse këto debate po zhvillohen me dyer të mbyllura, apo në forma të ndryshme të komunikimit. Por, them që rikthimi sa ma i shpejtë është i domosdoshëm", ka thënë Selmanaj, në një konference për media, deri sa ka treguar për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë 3 muajve të fundit.

Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron punën e Kuvendit, ka vërejtur se për tre muajt e fundit është miratuar vetëm një ligj dhe ka vetëm dy ligje për shqyrtim.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se është për t'u shqetësuar mungesa e ligjeve në Kuvend.

Ajo thekson se një gjë e tillë dëshmon papërgjegjësinë e koalicionit qeverisës.

"Ky koalicion nuk po interesohet për mirëqenien e qytetarëve. Ju e dini gjithë këtë degradim, protesta gjithandej. Kjo qeveri nuk po e merr mundin që t'i adresojë interesat e qytetarëve përmes kuvendit dhe vendimeve që i merr në qeveri, por po përkujdeset për akomodimin e Serbisë në Kosovë dhe njollosjen e UÇK-së përmes themelimit të Gjykatës Speciale", tha Haxhiu.

Haxhiu tha po ashtu, se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një plan legjislativ dhe 90% e ligjeve që do të vijnë në Kuvend, janë plotësim ndryshime.

"Për ne si subjekt politik, projekt-ligjet me të rëndësishme i konsiderojmë projekt-ligjin ose pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe projekt-ligjin për referendumin", tha Haxhiu.

Kurse, Selvije Halimi, zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Legjislacion nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se punët kanë nisur mbarë në Kuvend, pavarësisht vonesave rreth konstituimit të legjislaturës së pestë.

"Pak jemi të shqetësuar me vonesën e projekt-ligjeve që sillen ne Kuvend, por mund të them se është filluar mirë dhe besoj që qeveria, gjegjësisht ministritë, si sponsorët kryesorë të ligjeve, e kanë parasysh që ta përmbushin planin legjislativ, i cili ka ardhur si propozim nga qeveria dhe është aprovuar nga Kuvendi", tha Halimi.

Halimi, duke mos përmendur Ligjin për formimin e Gjykatës Speciale dhe atë për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, tha se të gjitha ligjet janë të rëndësishme dhe se varësisht nga kërkesat dhe zhvillimet, mund të ndodhë që ndonjë ligj të miratohet më shpejtë.

Që nga data 3 shkurt, kur është shkarkuar nga posti i minsitrit, shefi i listës serbe Aleksandar Jabllanoviq, deputetët e kësaj liste kanë bojkotuar të gjitha punimet e Kuvendit të Kosovës.

Largimi i Jabllanoviqit nga qeveria ka pasuar protestat dhe trysninë e fuqishme të opozitës për shkak të një deklarate që Jabllanoviq kishte bërë më 6 janar.

Ai i kishte cilësuar si "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSTOJA E LARTË E ENERGJISË - E PAPËRBALLUESHME PËR BIZNESET NË KOSOVË (03.06.2015)
MITROVICË - PEZULLOHEN DY POLICË SERBË Pezullimi i tyre është pjesë e hetimeve për vrasjen e policit Enver Zymberi në korrik të vitit 2011 (03.06.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - TENSION NË KUVEND Akuzat për një plan për vrasje, deputeti Tom Doshi 6 orë përpara grupit hetimor. Prokuroria kërkon dëshmitë e zyrtarëve më të lartë të Shtetit dhe disa deputetëve (03.05.2015)
NISMA E TRONDITUR NGA KOMPLOTI GJYQËSOR EULEX+PDK NDAJ LIMAJT (03.05.2015)
BEKIM JASHARI - NDJEHEMI TË TURPËRUAR QË NUK U INTONUA HIMNI KOMBËTAR (03.05.2015)
Deutsche Welle, fotoreportazh - PA LOPË, PA MAKINË, PA AZIL, VETËM KTHIM - KY ËSHTË FATI I REFUGJATËVE NË GJERMANI (03.05.2015)
Deutsche Welle - ÇËSHTJE DITËSH THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE NË KOSOVË (03.05.2015)
17 VJETORI I EPOPESË - FAMILJA JASHARI, DËSHMORËT DHE TË MBIJETUARIT (03.05.2015)
DOSHI PUBLIKON EDHE DISA FOTO TË PROKURORIT EUGEN BECI ME PERSONAZHET E TIJ NË NJË TRYEZË LOKALI (03.05.2015)
TRANSKRIPTIMI I VIDEOS QË PUBLIKOI DOSHI MBRËMË NË FACEBOOK (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]