VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇËSHTJA DOSHI - META NË PROKURORI, PAS TIJ RAMA E TAHIRI Shtatë zyrtarë të lartë të shtetit janë ftuar për të dëshmuar lidhur me pretendimet e deputetit Doshi se ndaj tij pesë muaj më parë ishte organizuar një atentat
<

E Premte, 03.06.2015, 09:32am (GMT1)




Shtatë zyrtarë të lartë të shtetit janë ftuar nga organi i akuzës për të dëshmuar lidhur me pretendimet e deputetit Tom Doshit, se ndaj tij gjashtë muaj më parë ishte përgatitur një atentat. Mes zyrtarëve, janë edhe dy liderët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta. Ky i fundit është i pari në listën e personave që do të dëshmonin para hetuesve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, këtë të premte.

Vetë deputeti i Shkodrës Tom Doshi qëndroi dje për 6 orë në ambientet e Prokurorisë, duke dëshmuar para hetuesve lidhur me versionin e tij të ngjarjes.

Doshi i qëndroi versionit të deklaruar publikisht, se Meta ka paguar 600 mijë euro për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat të Lezhës, Mhill Fufi, për motive që ai thotë se nuk i di.

07:57 Meta mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Kryeparlamentari Ilir Meta mbërrit në ambientet e organit të akuzës, në orarin që i ishte caktuar nga ana e prokurorëve. Meta po jep dëshminë e tij lidhur me akuzat e Doshit, se kryeparlamentari jo evtëm ishte në dijeni të ngjarjes, por edhe kishte urdhëruar vrasësin. Kreu i Kuvendit Meta po pyetet nga prokurorët Adnan Xholi dhe Përparim Kulluri.



Pas Metës, para hetuesve Rama dhe Tahiri

Në orën 10:00 pritet të dëshmojë ministri Saimir Tahiri, ndërkohë që në orën 12:00 do shkojë për t'u marrë në pyetje Edi Rama. Meta, Tahiri dhe Rama janë personat që ishin në dijeni për këtë plan që Tom Doshi pretendon se bëhej fjalë për vrasjen e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha është ftuar për të dëshmuar lidhur me atë çfarë di për planin e vrasjes së Tom Doshit, pas deklaratës së djeshme në seancën plenare, se ai ishte në dijeni të ngjarjes që denoncoi Doshi, por nuk ka dashur të përfshihet në të.

Gjithashtu nga organi i akuzës u thirr edhe deputeti Mark Frroku, si sinjalizuesi i Tom Doshit lidhur me atentatin kundër deputetit Doshi, Mhill Fufi, si personi i dytë mbi të cilin ishte menduar atentati, ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.


/Shekulli Online/
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.