VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVA, VENDI I TRETË ME NUMRIN MË TË MADH TË AZILKËRKUESVE NË BE - PAS SIRISË DHE AFGANISTANIT

E Hënë, 03.23.2015, 07:47am (GMT1)



Kosova është vendi i tretë me numrin më të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në një vit kur numri i përgjithshëm i tyre u rrit me 44 për qind.

Sipas zyrës së statistikave të BE-së, Eurostat, në vitin 2014, numri i azilkërkuesve në BE arriti në 626 mijë, shifra më e lartë që nga maksimumi prej 672 mijësh në vitin 1992.

191 mijë më shumë persona kërkuan azil në vendet evropiane në 2014 sesa vitin e mëparshëm.

Mes 37 900 azilkërkuesve nga Kosova, më shumë se gjysma kërkuan këtë status në Hungari. Kjo shifër shënon një rritje prej 87 për qind në krahasim me 2013-ën.

Shqipëria është në vend të 11 me 16 805 një shifër 51.7 për qind më e lartë se në 2013 ndërsa Maqedonia, në vend të 19, ka pasur 10 330 azilkërkues një shifër më e ulët sesa në vitin e mëparshëm.   

Refugjatët sirianë janë në krye të listës me 122 800 refugjatë nga 50 mijë në vitin 2013.

Grupi i dytë më i madh ishin afganët me 41 300 azilkërkues. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.