VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE TË KOSOVËS HYN NË KUSHTETUTËN E SERBISË

E Hënë, 03.23.2015, 08:40am (GMT1)


Presioni i Listës Serbe për krijimin e Asociacionit është shtuar për shkak se Serbia do të nisë ndryshimet kushtetuese, dhe në kuadër të tyre synon krijimin e një amendamenti të veçantë për Asociacionin, shkruan Koha Ditore.

Mundësia e hartimit të një amendamenti kushtetues, ku do të ridefinohej prezenca e Serbisë në Kosovë, është plan i mëhershëm i politikës serbe.

Megjithëse një gjë e tillë nuk është zyrtarizuar ende, sipas njohësve të rrethanave, ky është rreziku të cilin Qeveria e Kosovës duhet ta parandalojë.

Ata thonë se në këtë formë do të instalohej ideja e sovranitetit të ndarë, sipas të cilit çdo instrument që themelohet në Kosovë pas dialogut të Brukselit, Serbia do t'i autorizojë ato ndryshime sipas legjislacionit dhe Kushtetutës së saj.

Ndërkaq zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë insistuar se nuk do të pranojnë asnjë kusht të Listës Serbe që del jashtë kornizave të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës./Express

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.