VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HASHIM THAÇI - SHUMICA E KOSOVARËVE IU BASHKUAN UÇK-së PAS LUFTËS

E Martë, 03.24.2015, 08:02am (GMT1)



Hashim Thaçi ka thënë se shumë kosovarë iu bashkuan UÇK-së pas luftës duke dashur që të krenohen dhe të marrin merita ta pamerituara.

Kjo u pa edhe në listat e veteranëve të UÇK-së.

Thaçi ka thënë se UÇK ka pasur rreth 25 mijë ushtarë.

"UÇK-ja u masivizua pas luftës. UÇK ka pasur vetëm 25 mijë ushtarë," ka thënë ai, në emisionin "Opinion".

Ndërkohë që ka mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së, duke thënë se UÇK nuk ka kryer krime as ndaj serbëve as ndaj askujt.

"Ka mbrojtur qytetarët e Kosovës nga gjenocidi serb. Nuk ka pasur platformë as plan. UÇK ka zhvilluar luftë të pastër. UÇK nuk ka kryer krime ndaj serbëve. Ka mundur të ketë ndonjë person i cili ka keqpërdorur uniformën dhe ka kryer ndonjë vepër të tillë, mirëpo asnjëherë UÇK me ndonjë urdhër të ndokujt", ka thënë ai.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.