E Mërkurë, 04.24.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HYMNI I RI I KOMBËTARES SHQIPTARE 'KUQ E ZI JE TI'

E Martë, 03.24.2015, 08:51am (GMT+1)




Kuqezi, si ngjyra e Shqiptarisë, si flamuri ynë, si fanella më e dashur e shqiptarëve. "Kuq e Zi je ti", është titulli i himnit kuqezi, që DIGITALB realizoi e që do jetë që tani melodia e zemrës së çdo shqiptari, që ndjehet kuq e zi si fanella e Ekipit Kombëtar të futbollit. Një himn kuqezi, që jehon në histori si një daulle, si një jehonë për bashkim, që tejkalon arenat sportive e do të dëgjohet anembanë botës. "Kuqe Zi je ti" është kënga, që Digitalb i ka dhuruar kombëtares por dhe të gjithë shqiptarëve, kënduar nga Elvana Gjata dhe nën produksionin e Florian Mumajesit. Një himn që nuk njeh kufij, dhe që bashkon shqiptarët kudo ata ndodhen. Fjalë që rrjedhin nga zemra, e përshkojnë vise e territore, për t'u valëvitur bashkë me flamurin, për t'u puthitur pas asaj fanelle, që ka entuziasmuar breza, e bën çdo shqiptar të ëndërrojë e besojë! Kuqezi si Digitalb, si ne të gjithë, sepse kuqezi je ti, të gjithë ne bashkë. Kuq e Zi je ti.

Kuq e zinjtë tashmë kanë një këngë të re Hit, e cila do t'i shoqërojë në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë vendit. Kënga titulluar "Kuq e zi je Ti" është një prodhim i Digitalb në bashkëpunim me producentin Flori Mumajesi dhe këngëtaren Elvana Gjata. Pas një pune të jashtëzakonshme disa mujore u arrit krijimi i një Hiti të vërtetë, shoqëruar me një videoklip nga me të realizuarit në Shqipëri.

Në të janë angazhuar qindra njerëz në dhjetra skena xhirimi. Kënga është pjesë e fushatës "Kuq e zi je Ti" nisur pak muaj më parë dhe sipas drejtueseve të Digitalb ka ardhur shumë natyrshëm, si dëshirë dhe nevojë për të përforcuar simbolet Kombëtare Shqiptare që na identifikojnë dhe na bëjnë të ndjehemi krenarë. Mbështetja e Digitalb nuk është thjesht financiare, por është mbështjeje shpirtërore dhe morale të cilën kjo platformë e konsideron më të rëndësishme. Hiti pritet të shndërrohet si një himn për Tifozat Kuq e Zi.

Ideja për këngën ka nisur që në dhjetor të vitit 2013-të nga drejtori i platformës Digitalb, Alban Jaho, i cili propozoi krijimin një hiti që do të frymëzonte Tifozët Kuq e Zi dhe Ekipin Kombëtar të futbollit. Puna realizuese ka filluar më pas në mars të vitit 2014-të ku u angazhua producenti Flori Mumajesi me shtëpinë e tij diskografike "˜ThreeDots', por shtysa e vërtetë ishte ndeshja e famshme Serbi-Shqipëri ku të gjithë u emocionuam nga veprimet e futbollistëve tanë për të mbrojtur simbolet kombëtare. Kënga u bë gati në janar dhe u kompletua me videoklipin gjatë dy muajve pasues. Bëhet fjalë për 18-të shesh xhirime nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si; Mitrovicë, Prizren, Prishtinë, Shkup, Tetove, Dibër e Madhe, Shkodër, Theth, Razëm, Krujë, Vlorë, Llogora, Himarë, Berat, Kanionet e Skraparit, Korçë, Tiranë dhe stadiumi "Qemal Stafa".

Në xhirimë është angazhuar edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Realizimi i videoklipit mban vulën e Genc Gjinecit dhe Besmir Limanit nga Digitalb. Fabula e klipit është kushtrimi për Tifozët Kuq e Zi nga gjithë trojet shqiptare që mblidhen në stadiumin "Qemal Stafa", për të kënduar e festuar për Ekipin Kombëtar.

Klipi nuk ka dashur të identifikojë njerëz e personazhe por të tregojë se si bëhemi bashkë për Simbolet Kombëtare. Prezantimi i këngës bëhet nën atmosferën e ndeshjes së radhës të Kombëtares Shqiptare të futbollit kundër asaj të Armenisë në kuadër të eliminatorëve për "Euro 2016". Për të qenë në krah të tifozëve për këtë takim do të ngrihen dy skena paralele Digitalb Arena, në Elbasan dhe Prishtinë. Por suprizat për këtë event nuk mbarojnë me kaq.

https://www.youtube.com/watch?v=7s8pMXrNDtY



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HASHIM THAÇI - SHUMICA E KOSOVARËVE IU BASHKUAN UÇK-së PAS LUFTËS (03.24.2015)
A1 Report, ILIR META - SPARTAK BRAHO I TREGOI SALI BERISHËS 2 VIDEO (Intervista e plotë) (03.24.2015)
SHQIPËRI-KOSOVË, U MBAJT MBLEDHJA E DYTË E QEVERIVENë Tiranë u firmosën 11 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme (03.24.2015)
KOSOVË-SHQIPËRI, MARRËVESHJE QË NËNSHKRUHEN DHE QË NUK ZBATOHEN (03.24.2015)
TË PREMTEN INTERPELANCË PËR GJYKATËN E POSAÇME (03.23.2015)
FILLON MBLEDHJA E PËRBASHKËT - MUSTAFA KËRKON MARRËDHËNIE SPECIALE KOSOVË-SHQIPËRI (03.23.2015)
ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE TË KOSOVËS HYN NË KUSHTETUTËN E SERBISË (03.23.2015)
Hapet java e gruas në KosovëNË KOSOVË VETËM NJË NË DHJETË GRA ËSHTË E PUNËSUAR, VETËM NJË NË DHJETË GRA DËSHIRON TË PUNËSOHET (03.23.2015)
SOT MBLEDHJA E DY QEVERIVE SHQIPTARE - NËN MOTON 'NJË TOKË, NJË POPULL, NJË ËNDËRR' (03.23.2015)
KOSOVA, VENDI I TRETË ME NUMRIN MË TË MADH TË AZILKËRKUESVE NË BE - PAS SIRISË DHE AFGANISTANIT (03.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]