VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

14 SHQIPTARË TË KOSOVËS NË KOMBËTAREN E FUTBOLLIT

E Martë, 03.24.2015, 09:03am (GMT1)

 

Plot 14 futbollistë nga Kosova janë ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen e ardhshme eliminatore.

Kombëtarja, të hënën, nisi grumbullimin për ndeshjen me Armeninë, ndërsa po të hënën përzgjedhësi Gianni de Biasi publikoi listën me emrat e 28 futbollistëve të ftuar.

Gjysma prej tyre janë me rrënjë nga Kosova.

Shqipëria të dielën më 29 mars e pret Armeninë në ndeshjen e rëndësishme eliminatore për "Euro 2016", transmeton koha.net.

Takimi luhet në Elbasan dhe nis në orën 18:00. Trajneri italian ka treguar se pse vendosi të grumbullojë kaq shumë lojtarë.

"Kam grumbulluar këta lojtarë, pasi kam vërejtur që gjatë kësaj kohe kanë qenë gjithnjë të disponueshëm dhe kanë punuar me shumë seriozitet te kjo skuadër. Forca jonë është grupi, ndaj gjykova se duhej të kisha që të gjithë lojtarët e mi në dispozicion për këtë përballje", ka thënë De Biasi në konferencën për shtyp.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.