VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEOGRAD - DIGJEN FLAMUJT E NATOs, BEsë, SHBA DHE KOSOVËS

E Martë, 03.24.2015, 04:04pm (GMT1)


Vojisllav Sheshel i rrethuar nga mbështetësit e tij e mban në dorë flamurin amerikan duke u djegur


Qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe në Beograd, sot në 16 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë dhe Serbi, ua kanë vënë flakën flamujve të NATO-s, BE-së, SHBA-ve dhe Kosovës.

Më tej, siç raporton agjencia Beta nga Beogradi, duke folur në këtë tubim, lideri i radikalëve, Vojisllav Sheshel, tha se Serbia asnjëherë nuk guxon të bëhet anëtare e NATO-s as e Bashkimit Evropian, megjithqë "regjimi tradhtar i Aleksadar Vuçiqit po punon për këtë".

"Kemi dashur që simbolikisht me këtë tubim ta shënojmë fillimin e agresionit, por regjimi këtë tubim e ka ndaluar", tha Sheshel, dhe ka shtuar se "Partia Radikale e Serbisë "kurrë" nuk do të pajtohet me "pavarësinë e imagjinuar" të Kosovës. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.