VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BANKA BOTËRORE - 32 MILIONË EURO PËR MJEKËSINË SHQIPTARE

E Mërkurë, 03.25.2015, 07:35am (GMT1)



Banka Botërore financon me 32.1 milionë euro hua projektin e Shqipërisë mbi përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Projekti parashikon rindërtimin fizik dhe rregullimin e infrastrukturës spitalore, ku edhe qeveria shqiptare pagoi 4 milionë euro si kosto vendore.

Projekti i Sistemit Shëndetësor pritet të përmirësojë administrimin e spitaleve publike, mënyrën e financimit dhe informacionit të tyre si dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor."‹"‹"‹

Projekti përbën në vetvete një reformim të rrjetit spitalor, me ligje dhe administrim të ri. Ai shton të dhënat mjekësore dhe veprimin e mjekëve në terren për të ofruar shërbimet.

Banka Botërore dha këtë hua për 22 vjet dhe projekti do të kryhet për 6 vjet.

Ai synon të përmirësojë vëzhgimin e e cilësisë së shërbimit shëndetësor, duke ngritur një sistem të plotë të informacionit dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.

Ky projekt i ri mbështet iniciativat për të reformuar financimin shëndetësor në përgjithësi, për të përmirësuar sistemin e blerjes dhe shpërndarjes së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, si dhe për të zgjeruar sigurimin shëndetësor universal.

Investimet themelore po kryhen me kredinë 17 milione euro nga Banka e Këshillit të Europës për kirurgjinë dhe sëmundjet e brendshme, kredinë 5 milionë euro nga Italia për pajisje të reja mjekësore; kredinë 14 milionë euro nga Austria për shëndetësinë elektronike, si dhe 2 milionë euro të tjera po nga Viena për programin e radioterapisë.

Buxheti i Shëndetësisë është sa 2.8% e PBB-së. Ky është viti i parë që buxheti i shëndetësisë kalon mbi 400 milionë dollarë, ndërsa sigurimet shëndetësore u rritën me 6%.

Këtë vit po zbatohet edhe Programi i Kontrollit Shëndetësor Bazë Pa Pagesë.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.