VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TOM DOSHI - KRYEPROKURORI KËRKON TË SHPËTOJË VETEN DHE ILIR METËN, JA DOKUMENTI

E Mërkurë, 03.25.2015, 07:49am (GMT1)




Voal - Ky është postimi më i ri i deputetit Tom Doshi në faqen e tij zyrtare në facebook:

Pershendetje,

E di qe te gjithe shqiptaret po e kuptojne cdo dite e me shume arsyen pse Prokurori i Pergjithshem po perdoret nga Ilir Meta per te shkelur ligjin, dhe per te bere skandale qe nuk do ti bente askush, as nje jurist i thjeshte, jo me Prokurori i Republikes.

Po ju jap te shihni nje shkrese qe me ka derguar Prokuroria e Krimeve te Renda ne daten 20 Mars, diten kur, pa bere asnje minute hetim, i kerkuan Kuvendit arrestimin tim.

Jane dy arsye kryesore:

Te shpetonte Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit ku Spartak Braho takoi vllain e Fatjon Skenderaj, fakt ky qe do nxirrte zbuluar manipulimin qe i bene ata ketij deshmitari.

Dhe gjithashtu te shpetonte veten ky Prokurori i Pergjithshem nga deshmia, qe do ishte nje prove ligjore, per te provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgje per 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin. Pas kesaj deshmie Prokurori i Pergjithshem duhet te jepte doreheqje per shperdorim detyre dhe mosveprim per hetim te krimit.

Ju e kuptoni se kerkesa bombastike per arrestimin tim me akuzen e kallzimit te rreme, eshte vecse nje sajese e ulet, per te shpetur veten e tyre, me interes te ngushte personal.

Brenda nje dite, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnje hetim ndaj meje ne Prokurorine e Pergjithshme qe ka kompetence te hetoj deputetet, i kerkuan Parlamentit te arrestoj dy deputet, me nje akuze te fallsifikuar.

Me keto akuza nuk eshte hetuar ne gjendje arresti asnje shqiptar ne Republiken e Shqiperise.

Te merkuren shpresoj te jem mire me shendet, dhe ne Komisionin e Mandateve do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta , dhe si jane manipuluar deshmitaret kyc ne kete histori. Me durim deri te merkuren mbasdite
.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.