E Shtunë, 04.20.2024, 04:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DEPUTETI DOSHI NUK DORËZOHET - PREMTON SE SOT DO TË NXJERRË TË TJERA FAKTE RRËNQETHËSE

E Mërkurë, 03.25.2015, 08:01am (GMT+1)


Deputeti Tom Doshi përmes një njoftimi për mediat ka deklaruar se ditën e mërkurë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Imuniteteve do të bëjë publike një fakt rrënqethës. Sipas Doshit ky fakt do të qartësojë hetimet që janë bërë dhe si jane manipuluar deshmitaret kyç në këtë histori. Doshi thekson se, prokuroria kërkon të shpëtojë Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit, ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skënderaj, fakt ky që sipas Doshit që do nxirrte zbuluar manipulimin që i bënë ata ketij deshmitari.Ndërsa nga ana tjetër Doshi, atakon Prokurorin e Përgjithshëm, që sipas tij po mundohet të shpëtojë veten, pasi ai ka pasur dijeni për eleminimin e tij fizok por nuk beri asgjë për 6 muaj rresht.

Tiranë- Edhe pse Prokuroria duket se po shkon drejt mbylljes së çështjes të njohur gjerësisht për publikun tashmë si "afera Doshi", deputeti shkodran premton të tjera fakte tronditëse.

Përmes një deklarate për mediat, me bindjen se situata e tij shëndetësore do jetë përmirësuar deri nesër, ai bën me dije se do publikojë nje fakt tjeter rrenqethes, sesi eshte fshehur e verteta dhe si jane manipuluar deshmitaret kyç ne kete histori.

"Te merkuren shpresoj te jem mire me shendet, dhe ne Komisionin e Mandateve do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta , dhe si jane manipuluar deshmitaret kyc ne kete histori. Me durim deri te merkuren mbasdite".
Tom Doshi akuzon kryeprokurorin Adriatik Llalla se përmes mbylljes së hetimit po i shërben vetes dhe kreut të Kuvendit.

"E di qe te gjithe shqiptaret po e kuptojne cdo dite e me shume arsyen pse Prokurori i Pergjithshem po perdoret nga Ilir Meta per te shkelur ligjin, dhe per te bere skandale qe nuk do ti bente askush, as nje jurist i thjeshte, jo me Prokurori i Republikes.
Po ju jap te shihni nje shkrese qe me ka derguar Prokuroria e Krimeve te Renda ne daten 20 Mars, diten kur, pa bere asnje minute hetim, i kerkuan Kuvendit arrestimin tim.
Jane dy arsye kryesore:
1. Te shpetonte Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit ku Spartak Braho takoi vllain e Fatjon Skenderaj, fakt ky qe do nxirrte zbuluar manipulimin qe i bene ata ketij deshmitari
2. Dhe gjithashtu te shpetonte veten ky Prokurori i Pergjithshem nga deshmia, qe do ishte nje prove ligjore, per te provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgje per 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin. Pas kesaj deshmie Prokurori i Pergjithshem duhet te jepte doreheqje per shperdorim detyre dhe mosveprim per hetim te krimit".
Doshi i qëndron mendimit se kërkesa e organit të akuzës për arrestimin e tij për kallëzim të rremë është një sajesë e ulët, e motivuar nga interesa të ngushta personale.


"Ju e kuptoni se kerkesa bombastike per arrestimin tim me akuzen e kallzimit te rreme, eshte vecse nje sajese e ulet, per te shpetur veten e tyre, me interes te ngushte personal. Brenda nje dite, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnje hetim ndaj meje ne Prokurorine e Pergjithshme qe ka kompetence te hetoj deputetet, i kerkuan Parlamentit te arrestoj dy deputet, me nje akuze te fallsifikuar. Me keto akuza nuk eshte hetuar ne gjendje arresti asnje shqiptar ne Republiken e Shqiperise".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOM DOSHI - KRYEPROKURORI KËRKON TË SHPËTOJË VETEN DHE ILIR METËN, JA DOKUMENTI (03.25.2015)
NË PRISHTINË SOT MBAHET 'WESTERN BALKANS 6' (03.25.2015)
BANKA BOTËRORE - 32 MILIONË EURO PËR MJEKËSINË SHQIPTARE (03.25.2015)
TOM DOSHI I BËN SELAM LLALLËS - TËRHIQU NGA KËRKESA PËR ARRESTIMET (03.24.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - SHTATË MUAJ NGA NJOHJA E FUNDIT E SHTETIT TË KOSOVËS (03.24.2015)
BANKA BOTËRORE JEP 32 MILIONË EURO HUA PËR MJEKËSINË SHQIPTARE (03.24.2015)
BEOGRAD - DIGJEN FLAMUJT E NATOs, BEsë, SHBA DHE KOSOVËS (03.24.2015)
Western Balkans’ 6 - KOSOVA, MIKPRITËSE E KRYEDIPLOMATËVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR (03.24.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PËRVJETORI I FILLIMIT TË BOMBARDIMEVE TË NATOs KUNDËR FORCAVE SERBE (03.24.2015)
RAMA - MBAJTJA E KOSOVËS NËN REGJIMIN E VIZAVE, TURP PËR BE-NË (03.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]