E Enjte, 04.25.2024, 11:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - HYN NË FUQI LIGJI QË NDALON PËRFSHIRJEN NË LUFTËRA TË HUAJA

E Mërkurë, 03.25.2015, 03:17pm (GMT+1)



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekretoi të mërkurën shpalljen e ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, që është miratuar nga Parlamenti i më 12 mars.

Në një njoftim të zyrës së presidentes, ajo citohet të ketë thënë me këtë rast se "Kosova është një vend i traditës së gjatë të tolerancës dhe i respektimit të diversitetit kulturor e fetar, me synime të qarta që të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, të përparuar dhe demokratike".

Presidentja Jahjaga thekson se "të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend po bëjnë punën e tyre në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit dhe ligji i nënshkruar, që është votuar në Parlamentin e Kosovës, do të ndikojë në këtë parandalim".

Parlamenti i Kosovës me 60 vota për dhe 17 kundër, miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t'u bashkohen luftërave jashtë vendit.

Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.

Ligji pasoi shqetësimet në rritje për përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës në luftën e Sirisë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha javën e kaluar gjatë një konference kundër terrorizimit në Vjenë se "nga gjithsej 195 luftëtarë nga Kosova të cilët kanë qenë në Siri dhe Irak, numri i tyre ka rënë në 50, kurse janë arrestuar edhe 62 veta që morën pjesë në ato luftëra".

Disa dhjetëra të tjerë janë arrestuar nën dyshimet për nxitje dhe rekrutim, ndërsa deri tash besohet se 27 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në luftërat në lindjen e mesme.

Në mars të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi në lexim të parë këtë projektligj, por leximi i tij i dytë u pamundësua meqë vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Krahas aspektit ligjor, autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin çdo përfshirje në luftërat ne lindjen e Mesme. Thirrjeve u është bashkuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës e pohon se luftërat në ato zona nuk kanë të bëjnë asgjë me shqiptarët e as me besimin islam. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISIS - ARRESTIME NË SHQIPËRI DHE ITALI Goditet një celulë terroriste e cila rekrutonte luftëtarë për në Siri. Në pranga një Italian dhe dy shqiptarë me lidhje familjare. Njëri prej tyre Alban Elezi u arrestua në Kavajë (03.25.2015)
PRISHTINË - MINISTRAT E BALLKANIT PERËNDIMOR DISKUTOJNË MARRËVESHJEN PËR TRANSPORT (03.25.2015)
Western Balkans 6 - SERBIA IMPONON QË TAKIMI NË PRISHTINË TË BËHET PA ASNJË SIMBOL SHTETËRORSerbia kushtëzon Kosovën që edhe në shtëpi të vet të paraqitet pa simbole (03.25.2015)
KONFIRMOHET VRASJA NË PRISHTINË E NJË POLICI TË KOSOVËS (03.25.2015)
DEPUTETI DOSHI NUK DORËZOHET - PREMTON SE SOT DO TË NXJERRË TË TJERA FAKTE RRËNQETHËSE (03.25.2015)
TOM DOSHI - KRYEPROKURORI KËRKON TË SHPËTOJË VETEN DHE ILIR METËN, JA DOKUMENTI (03.25.2015)
NË PRISHTINË SOT MBAHET 'WESTERN BALKANS 6' (03.25.2015)
BANKA BOTËRORE - 32 MILIONË EURO PËR MJEKËSINË SHQIPTARE (03.25.2015)
TOM DOSHI I BËN SELAM LLALLËS - TËRHIQU NGA KËRKESA PËR ARRESTIMET (03.24.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - SHTATË MUAJ NGA NJOHJA E FUNDIT E SHTETIT TË KOSOVËS (03.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]