VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAHN DHE MUSTAFA PËRUROJNË PALLATIN E DREJTËSISË

E Mërkurë, 03.25.2015, 03:23pm (GMT1)


Komisioneri evropian, Hahn, presidentja e Kosovës, Jahjaga dhe kryeministri, Mustafa para Pallatit të Drejtësisë


Komisioneri evropian, Johannes Hahn, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa e kanë inaguruar sot të ashtuquajturin "Pallati i Drejtësisë" në Prishtinë.

Objekti i ri është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria e Kosovës.

Në tërësi projekti, sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ka kushtuar 30 milionë euro, prej të cilave 26.1 milionë janë dhënë nga BE.

Financimi është bërë në kuadër të projektit, "Ngritje e kapaciteteve të infrastrukturës për sektorin e sundimit të ligjit".

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka ardhur në Kosovë edhe të marrë pjesë në konferencën e vendeve të Ballkanit, "Western Balkans 6", të organizuar nga ministria e jashtme e Kosovës. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.