E Premte, 04.19.2024, 04:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - NIS PUNËN KËSHILLI I MANDATEVE PËR RASTIN 'DOSHI'

E Mërkurë, 03.25.2015, 03:36pm (GMT+1)



Këshilli i Mandateve e Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë, ka nisur punën për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.

Ky këshill ka në përbërje 9 deputetë dhe kryesohet nga Ilir Meta, i cili nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje. Në mungesë të tij, Këshillin e ka drejtuar nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, përpara nisjes së mbledhjes, nënkryetari i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, tha se "ne mbështesim punën e Prokurorisë, por kryetari i Kuvendit duhet të japë dorëheqjen ".

Këshilli i Mandateve ka për detyrë të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë, të dëgjojë dy deputetët, e më pas të hartojë një raport, i cili do të shqyrtohet në seancën më të afërt plenare.

Raporti i Këshillit të Mandateve duhet hartuar jo më vonë se 4 javë.

Nëse brenda kësaj kohe nuk ka një autorizim nga Kuvendi, atëherë kërkesa e Prokurorisë rrëzohet dhe dy deputetët vazhdojnë normalisht jetën e tyre parlamentare.

Të dy deputetët, Doshi e Frroku, akuzohen se kanë inskenuar së bashku me Durim Bamin, planin e vrasjes së deputetit Tom Doshi.

Nëse akuza e Prokurorisë provohet, atëherë dy deputetët rrezikojnë nga 1 deri në 4 vjet heqje lirie.

Në faqen e vet në internet Kuvendi ka publikuar grupin e ri të miqësise SHBA - Shqipëri, prej të cilit grup janë larguar gjashtë deputetë nga Partia Socialiste dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Deputetët e larguar të Partisë Socialiste janë: Tom Doshi, Mark Frroku, Pjerin Ndreu. Ndërsa, ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë: Gjovalin Kadeli, Luan Luzha dhe Shkëlqim Selami.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim qeverisin së bashku.

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ndër të tjera thuhet "se kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin".

Deputeti Tom Doshi ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke e quajtur këtë një vendim politik. Ai pretendon se Prokuroria nuk ka marrë në shqyrtim të gjitha provat e dorëzuara prej tij.

Prej 17 ditësh çështja Doshi është në vëmendje të opinionit publik shqiptar, kurse për zbardhjen e saj në Prokurori kanë deponuar krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe figura të rëndësishme të jetës politike.

Deputeti Tom Doshi pretendon se Durim Bami ka dashur ta vrasë atë dhe deputetin Mëhill Fufi kundrejt një pagese prej 500 mijë eurosh.Sipas versionit të Tom Doshit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ëshët porositësi i vrasjes së dy deputetëve.

Ndërkaq, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë thotë se po vazhdon hetimet.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
78 TË ARRESTUAR NË EVROPË PËR KONTRABANDIMIN E EMIGRANTËVE ILEGALË KOSOVARË (03.25.2015)
HAHN DHE MUSTAFA PËRUROJNË PALLATIN E DREJTËSISË (03.25.2015)
KOSOVË - HYN NË FUQI LIGJI QË NDALON PËRFSHIRJEN NË LUFTËRA TË HUAJA (03.25.2015)
ISIS - ARRESTIME NË SHQIPËRI DHE ITALI Goditet një celulë terroriste e cila rekrutonte luftëtarë për në Siri. Në pranga një Italian dhe dy shqiptarë me lidhje familjare. Njëri prej tyre Alban Elezi u arrestua në Kavajë (03.25.2015)
PRISHTINË - MINISTRAT E BALLKANIT PERËNDIMOR DISKUTOJNË MARRËVESHJEN PËR TRANSPORT (03.25.2015)
Western Balkans 6 - SERBIA IMPONON QË TAKIMI NË PRISHTINË TË BËHET PA ASNJË SIMBOL SHTETËRORSerbia kushtëzon Kosovën që edhe në shtëpi të vet të paraqitet pa simbole (03.25.2015)
KONFIRMOHET VRASJA NË PRISHTINË E NJË POLICI TË KOSOVËS (03.25.2015)
DEPUTETI DOSHI NUK DORËZOHET - PREMTON SE SOT DO TË NXJERRË TË TJERA FAKTE RRËNQETHËSE (03.25.2015)
TOM DOSHI - KRYEPROKURORI KËRKON TË SHPËTOJË VETEN DHE ILIR METËN, JA DOKUMENTI (03.25.2015)
NË PRISHTINË SOT MBAHET 'WESTERN BALKANS 6' (03.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]