VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË KËSHILLIN E MANDATEVE TOM DOSHI PUBLIKOI FAKTE TË REJA PËR KOMPLOTIN E VRASJES SË TIJ
Doshi: Prokurorja qau kur Durim Bami tregoi se i kërcënohej jeta e fëmijëve

E Mërkurë, 03.25.2015, 10:59pm (GMT1)


Ne Keshillin e Mandateve, Tom Doshi publikoi fakte te reja per komplotin e vrasjes ndaj tij. Ai tha se prokuroria fsheh videon e ballafaqimit te tij me Durim Bamin ne ambientet e prokurorise.

Sipas Doshit, Durim Bami i kishte rrefyer se nje efektiv i RRENEA-s i maskuar, i kishte shkuar ne qeli per ta kercenuar. Sipas tij, vrasesit ishin ne vendin ku ishte edhe familja e tij dhe jeta e femijeve te tij ishte ne rrezik.

I pyetur nga deputetet demokrate, Prokurori i Krimeve te Renda Adnan Xholi la te kuptohet se ekziston nje video e tille, por ai nuk dha asnje detaj tjeter ne lidhje me ngjarjen.

Duke folur per rrefimin e Durim Bamit, deputeti i Shkodres dha edhe nje detaj tjeter. Ai tha se nje prokurore kishte qare kur kishte degjuar ne video Durim Bamin qe tregonte se jeta e femijes se tij ishte ne rrezik.


Kërcënimi i Doshit për prokurorin: Tërhiq akuzën ose publikoj bisedën e përgjuar me Durim Bamin

Prokurori i çeshtjes "Doshi", kerkoi qe mbledhja e Keshillit te Mandateve te zhvillohej me dyer te mbyllura per shkak te sekretit hetimor, nje kerkese qe shkaktoi reagimin e Tom Doshit. Deputeti tha se nese prokuroria nuk terheq kerkesen per arrestimin, ai do te beje publike fakte nga biseda e pergjuar ne prokurori, mes tij dhe Durim Bamit.

Avokati i Tom Doshit: Prokuroria po shpërfill provat, në shtëpinë e Durim Bamit u gjet një sasi tritoli me të cilën do të vritej deputeti

Avokati i Tom Doshit, tha ne mbledhjen e Keshillit te Mandateve se prokuroria refuzon te marre ne considerate edhe nje prove tjeter te rendesishme.
Nje sasi tritoli e treguar ne fotografi nga Tom Doshi ishte gjetur ne shtepine e Durim Bamit tha avokati Ferid Muçaj, por ky fakt nuk rezulton ne dosjen hetimore.


Doshi: Prokurorja qau kur Durim Bami tregoi se i kërcënohej jeta e fëmijëve


Tom Doshi rrëfeu me detaje momentin kur vrasesi me pagese, Durim Bami i kishte treguar kercenimin qe kishte marre ne qeli nga nje efektiv i RENEA-s me maske. Ai kishte deklaruar se jeta e femijeve te tij ishte ne rrezik, nese nuk e ndryshonte deshmine.  


Ish Kryeparlamentarja Topalli: Prokuroria duhet të dërgonte dokumente shoqëruese

Nisur nga qendrimi i prokuroreve ne seancen degjimore te Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit per ceshtjen Doshi, ish Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli thote se ne praktiken parlamentare ne zbatim te nenit 118 te Rregullores se Kuvendit, ne te gjitha rastet prokuroria ka derguar dokumente shoqeruese.
Ajo kujton rastin Basha , gjate te cilit prokuroria dergoi mbi 27 dokumente, per ceshtjen Mediu, ka derguar gjithe praktiken, ne rastin e Ilir Metese ka derguar dokumente shqoeruese dhe ne rastin e deputetit Nerenxi te gjithe dosjen e ka derguar ne Keshill.
Ne rastet e permendura thote Topalli eshte kerkuar autorizim per procedim penal. Ndersa referuar ceshtjes Doshi, kur prokuroria kerkon arrestimin e tij ish Kryeparlamentarja thote se dergimi i dokumentave duhet te ishte i domosdoshem. abc
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.