E Martë, 04.23.2024, 01:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TOM DOSHI AKUZON PROKURORINË PËR MANIPULIM TË PROVAVE - KËSHILLI I MANDATEVE PO ARRESTIMIT TË DY DEPUTETËVE
I arrestuari Bami pranoi se ndryshoi dëshminë nën presion dhe kërcënim se do i vrisnin familjen

E Enjte, 03.26.2015, 07:23am (GMT+1)



Në Shqipëri Këshilli i Rregullores dhe Mandateve në parlament vendosi mbrëmë t'i propozojë seancës që të pranojë kërkesën për arrestimin e deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku e bërë nga prokuroria. Vendimi erdhi pas një debate të gjatë në Këshill, ku deputeti Doshi akuzoi prokurorinë për manipulim të fakteve. Zoti Doshi tha se Durim Bami, personi që sipas tij ishte porositur për të kryer vrasjen, ka ndryshuar variantin e rrëfyer para prokurorëve për shkak të kërcënimeve ndaj familjes. Ai tha se Bami e ka pohuar një gjë të tillë në ballafaqimin e bërë me të, i cili me vendim gjykate është regjistruar dhe filmuar në mënyrë të fshehtë nga prokuroria.

Senaca e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve zgjati më shumë se 5 orë. Afër 60 minuta u shpenzuan në debate nëse ajo duhet të bëhej e hapur apo me dyer të mbyllura. Që në hyrje, deputeti Tom Doshi tha se akuzat ndaj tij "nuk qëndrojnë dhe provat e sjella nga Prokuroria janë të manipuluara". Ai fillimisht tha se në relacionin që shoqëronte kërkesën për arrestimin e tij, nga deklarimet e Durim Bamit, ishte shkëputur vetëm një pjesë e cila sipas tij, i interesonte Prokurorisë. Më pas, zoti Doshi zbuloi se me kërkesë të tij, prokuoria kishte pranuar dhe kishte marrë edhe një vendim gjykate, për të përgjuar ballafaqimin mes tij dhe Bamit.

"Dëshmitari është manipuluar. Është bërë presion psikologjik, deri me vrasjen e fëmijëve. Atij i ka shkuar polici i Reneas, me maskë te dhomat e izolimit dhe i ka thënë: Po fole fëmijët janë në këtë adresë, me vend e me rrugë të saktë. Edhe vetë Durimi nuk e dinte se ku janë si adresë. Po fole ata do të zhduken", tregoi zoti Doshi duke ju referuar bisedës së rregjistruar. "Këtë video dhe transkriptimin e kemi parë bashkë me prokurorët. Kjo është e vërteta. Dhe sot më akuzojnë mua. Këtë dua nga prokuoria. Të sjellë këtu videon dhe le ta shohin të gjithë se kush sajon. Ky është një turp i madh i Prokurorisë", u shpreh zoti Doshi duke akuzuar dhe një herë se pas trysninsë ndaj Bamit qëndronte sipas tij, kryetari i parlamentit Ilir Meta, të cilin ai e ka akuzuar se ka qenë urdhëruesi i planit që sipas tij ishte përgatitur për vrasjen.

Më herët dy avokatët mbrojtës të deputetit Doshi folën gjithashtu për një sërë shkeljesh proceduriale në nismën e prokurorisë për të kërkuar arrestimin. Një kërkesë të cilën ata e cilësuan si "të nxituar dhe arbitrare nga ana e Prokuorit të Përgjithshëm", ndërsa deklaruan se "ka arsye për të besuar në një prapavijë politike". Edhe formulimet dhe motivet e Prokuorisë për arrestimin e deputetit Doshi, ata i cilësuan si "naive dhe qesharake".

Si deputeti Doshi ashtu dhe avokatët e tij kërkuan që rregjistrimi i bisedës më Durim Bamin, i realizuar nga prokuroria, t'i paraqitej si provë, por kjo u refuzua nga anëtarët e shumicës në Këshill. Një vendim i konsideruar si i paprecedent nga përfaqësuesit e opozitës. "Qëndrimi ynë është parimor dhe për PD-në është e paimagjinueshme që të pengojë hetimet e Prokurorisë dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme nga ana e saj", u shpreh Halimi, duke shtuar se "përsa i përket thelbit, shmangia e prokurorisë për më shumë se 6 muaj, bllokimi i hetimeve, dhe pasi doli në sy të të gjithëve, i një videoje me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës, tregon se ky process është farsë dhe nuk mund të ketë hetim të besueshëm me kryetarin e parlamentit në krye të detyrës dhe kryeministrin një dëshmitar të heshtur".

Kjo çështje dhe veçanërisht deklaratat e mbrëmshme të zotit Doshi pritet të ndezin edhe sot debatin në seancën e radhës së parlamentit ku dhe siç u njoftua do të zhvillohet edhe votimi për kërkesën e Prokurorisë. Sipas kësaj të fundit deputetët Doshi dhe Frroku "dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale: "Kallzimi i rremë", "Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë", dhe "Deklaratat e rreme përpara Prokurorit".  Në shpjegimin e saj prokuroria nënvizonte se "nga tërësia e veprimeve hetimore, krijohen dyshime të arsyeshme se ngjarja e kallëzuar publikisht nga ana e deputetit Doshit, dhe e pohuar prej tij para organit procedues, ka qenë e sajuar. Në asnjërën prej provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë. Nga ana tjetër, organi procedues, në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami". za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KËSHILLIN E MANDATEVE TOM DOSHI PUBLIKOI FAKTE TË REJA PËR KOMPLOTIN E VRASJES SË TIJDoshi: Prokurorja qau kur Durim Bami tregoi se i kërcënohej jeta e fëmijëve (03.25.2015)
MAQEDONI - AFERA E PËRGJIMEVE I DEMASKOI EDHE PARTITË SHQIPTARE (03.25.2015)
SHQIPËRI - NIS PUNËN KËSHILLI I MANDATEVE PËR RASTIN 'DOSHI' (03.25.2015)
78 TË ARRESTUAR NË EVROPË PËR KONTRABANDIMIN E EMIGRANTËVE ILEGALË KOSOVARË (03.25.2015)
HAHN DHE MUSTAFA PËRUROJNË PALLATIN E DREJTËSISË (03.25.2015)
KOSOVË - HYN NË FUQI LIGJI QË NDALON PËRFSHIRJEN NË LUFTËRA TË HUAJA (03.25.2015)
ISIS - ARRESTIME NË SHQIPËRI DHE ITALI Goditet një celulë terroriste e cila rekrutonte luftëtarë për në Siri. Në pranga një Italian dhe dy shqiptarë me lidhje familjare. Njëri prej tyre Alban Elezi u arrestua në Kavajë (03.25.2015)
PRISHTINË - MINISTRAT E BALLKANIT PERËNDIMOR DISKUTOJNË MARRËVESHJEN PËR TRANSPORT (03.25.2015)
Western Balkans 6 - SERBIA IMPONON QË TAKIMI NË PRISHTINË TË BËHET PA ASNJË SIMBOL SHTETËRORSerbia kushtëzon Kosovën që edhe në shtëpi të vet të paraqitet pa simbole (03.25.2015)
KONFIRMOHET VRASJA NË PRISHTINË E NJË POLICI TË KOSOVËS (03.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]