VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEKLARATA BOMBË E ANALISTIT ARTAN HOXHA - MOTORI QË ISHTE NISUR PËR TEK DOSHI, KTHEU RRUGË DHE VRAU SANTON

E Enjte, 03.26.2015, 07:50am (GMT1)



Ne emisionin e Blendi Fevziut ne "Opinion" analisti i njohur Artan Hoxha beri nje deklarate bombe se " i kam thënë Tom Doshit se motori qe ishte nisur per te vrare ty ktheu udhe dhe vrau Artan Santon". Kjo shkaktoi debate ne emisionin e Fevziut, pasi analisti Lorenc Vangjeli tha se mos doni te thoni se njejta dore qe ka vrare bankierin Santo kerkonte te vriste Doshin. Apo lidhet me drogen e Malit te Zi -pyeti Vangjeli. Kjo eshte nje deklarate e nje analisti qe merret me hetimin e krimeve dhe njihet si nje nder analistet me te mire ne kete fushe.

Te gjithe e dijne nga media se dy njerezit e maskuar ne nje motorr vrane bankierin e njohur Artan Santo mu prane hyrjes se bankes se tij ne Bllok. Dhe policia i ka ndjekur deri diku afer Fushekrujes e me pas kane humbur gjurmet. Tamam ne kete zone po zhvillohen ngjarjet e hetimit per çeshtjen "Doshi" dhe mbahet nje arrestuar. Deklarata publike e analistit Hoxha ka nevoje te rregjistrohet nga Prokuroria .
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.