VLORË - KALLEN FLAKË TRI AUTOMJETE NË ZONËN E SKELËS
E Enjte, 03.26.2015, 09:38am (GMT+1)
Automjetet gjendeshin të parkuara pranë njëra-tjetrës në momentin kur flakët kanë shpërthyer në një nga mjetet e më pas kanë djegur edhe dy të tjerat.
Mjetet rezultojnë në pronësi të shtetasve Besnik Brokaj, Genti Allushi dhe Luan Korja.
Burime nga shërbimi i zjarrfikësve saktësojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm në një prej automjeteve, por policia nuk përjashton as pistën e defektit në sistemin elektrik të mjeteve.
/ Top Channel
www.voal-online.ch
|