VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË SARANDË TRITOL MAKINËS SË NJË BIZNESMENI

E Enjte, 03.26.2015, 09:43am (GMT1)


Një sasi tritoli e vendosur në automjetin e një biznesmeni ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje duke tronditur qytetin e Sarandës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave sasia e tritolit ishte vendosur në automjetin në pronësi të biznesmenit Ilia Martini.

Sipas burimeve, shpërthimi i lëndës plaëse ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe për fat të mirë jo në njerëz.

Automjeti i shtetasit Ilia Marini, tip "Range Rover" me targë "AA 777 IN", ishte parkuar pranë një lokali në pronësi të tij, i cili ka marrë gjithashtu dëme nga impakti i shpërthimit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu të qytetit jugor, të cilat pasi kanë rrethuar zonën kanë punuar për mbledhjen e provave të mundshme në vendin e ngjarjes.
/ Top Channel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.