E Premte, 03.29.2024, 02:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI I AMERIKËS - BASHKIMI EVROPIAN IA PREMTON 1 MILIARD EURO BALLKANIT PERËNDIMOR

E Enjte, 03.26.2015, 09:49am (GMT+1)



Komisionari i Bashkimit Evropian për politikë të fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn, tha të mekurën në Prishtinë se Bashkimi Evropian ka zotuar një miliardë euro për të mbështetur projektet që synojnë përmirësimin e infrastrukturën e rajonit. Ai i bëri këto komente në konferencën ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Prishtinë, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina."‹"‹

Komisionari Hahn tha se vendet e rajonit do të mund të përfitojnë nga fondet evropiane nëse zhvillojnë projekte të përbashkëta të transportit rrugor dhe hekurudhor. Ai tha se mungesa e politikave të transportit do të çonte në izolim, kështu që vendet fqinje duhet t'i heqin pengesat për të rritur bashkëpunimin. Përveç lidhjeve rrugore e hekurudhore, Ballkani Perëndimor duhet të krijojë edhe politika ndërlidhëse, tha komisionari Hahn, duke nënvizuar se zhvillimi i politikave të përbashkëta në fushën e transportit dhe energjetikës nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikojë që ato të marrin edhe mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian.

"Po flasim për një miliardë euro nga programi i para anëtarësimit", tha zoti Hahn, duke nënvizuar ndërkaq se për të përfituar nga këto fonde, vendet e rajonit duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta të standardeve evropiane. Ai tha se nëpërmjet projekteve të tilla do të sigurohet afrimi i njerëzve, zhvillimi ekonomik dhe çka është me e rëndësishmja të sigurohen vende pune.

"Bashkimi Evropian nuk është vetëm në anën tuaj, por është i përkushtuar për këtë lloj investimesh sepse e lidhin Ballkanin perëndimor me Evropën dhe është edhe ndihmesa e parë dhe shumë e rëndësishme për ardhmërinë e mëtejme evropiane dhe anëtarësimin në familjen e Bashkimit Evropian", tha ai, duke paralajmëruar një takim tjetër të përfaqësuesve të rajonit para datës 21 prill, kur në Bruksel do të mbahet takimi i kryeministrave ku edhe pritet të nënshkruhet një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë projektet ndërshtetërore që lidhin qytete e porte në rajon.

Ndërsa, mikpritësi i konferencës, zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm, tha se Kosova është bërë tashmë një faktor bashkëpunimi e qëndrueshmërie në rajon. Ai tha se vet prania e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç në konferencë, dëshmon për përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve.

"Ne kemi kaluar një kohë të gjatë së bashku duke bashkëpunuar në Bruksel për arritjen e marrëveshjes së paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Mendoj se është pjesëmarrja e sotme edhe e zotit Daçiç, është një kontribut shtesë për implementimin e të gjitha atyre marrëveshjeve që kemi arritur. Gjithashtu është një zotim i ri për Kosovën dhe Serbinë evropiane dhe gjithë rajonin evropian", tha zoti Thaçi

Ndërsa, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se çështjet historike dhe problemet nga e kaluara, nuk do të duhej të pengonin zhvillimin e projekteve për të ardhmen, siç janë ato që u diskutuan në konferencën e së mërkurës në Prishtinë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për ndërtimin e autostradës që lidhë Prishtinën më qytetin e Nishit në jug të Serbisë dhe shpresojnë që ndërtimi i saj të financohet nga Bashkimi Evropian.

Takim i së mërkurës pason konferencën e Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit. Në konferencën e Berlinit në gusht të vitit të kaluar, i është kërkuar Bashkimit Evropian një ndarje më e favorshme e fondeve të tij për rajonin. Konferenca ishte vlerësuar si një përpjekje për t'i dhënë një shtysë procesit të integrimit evropian të rajonit, edhe nëpërmjet zhvillimit më të shpejtë ekonomik të tij.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË SARANDË TRITOL MAKINËS SË NJË BIZNESMENI (03.26.2015)
VLORË - KALLEN FLAKË TRI AUTOMJETE NË ZONËN E SKELËS (03.26.2015)
DEKLARATA BOMBË E ANALISTIT ARTAN HOXHA - MOTORI QË ISHTE NISUR PËR TEK DOSHI, KTHEU RRUGË DHE VRAU SANTON (03.26.2015)
TOM DOSHI AKUZON PROKURORINË PËR MANIPULIM TË PROVAVE - KËSHILLI I MANDATEVE PO ARRESTIMIT TË DY DEPUTETËVEI arrestuari Bami pranoi se ndryshoi dëshminë nën presion dhe kërcënim se do i vrisnin familjen (03.26.2015)
NË KËSHILLIN E MANDATEVE TOM DOSHI PUBLIKOI FAKTE TË REJA PËR KOMPLOTIN E VRASJES SË TIJDoshi: Prokurorja qau kur Durim Bami tregoi se i kërcënohej jeta e fëmijëve (03.25.2015)
MAQEDONI - AFERA E PËRGJIMEVE I DEMASKOI EDHE PARTITË SHQIPTARE (03.25.2015)
SHQIPËRI - NIS PUNËN KËSHILLI I MANDATEVE PËR RASTIN 'DOSHI' (03.25.2015)
78 TË ARRESTUAR NË EVROPË PËR KONTRABANDIMIN E EMIGRANTËVE ILEGALË KOSOVARË (03.25.2015)
HAHN DHE MUSTAFA PËRUROJNË PALLATIN E DREJTËSISË (03.25.2015)
KOSOVË - HYN NË FUQI LIGJI QË NDALON PËRFSHIRJEN NË LUFTËRA TË HUAJA (03.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]