KROACIA E MBËSHTET KOSOVËN NË FUSHËN E MBROJTJES
E Enjte, 03.26.2015, 01:14pm (GMT+1)
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në Zagreb nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq.
Gjatë takimit të përbashkët të ministrit Demolli dhe presidentes Grabar- Kitaroviq u konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet të dyja shteteve si dhe dëshira e dyanshme për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ministri Haki Demolli e ka falënderuar presidenten Grabar- Kitaroviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti i Kroacisë ka dhënë Forcës së Sigurisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe ka potencuar një varg rezultatesh konkrete nga ky bashkëpunim, sidomos në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve ushtarake.
Gjatë takimit u bisedua për potencialet e bashkëpunimit në industrinë ushtarake , për të cilën u konfirmua që nënkuptohen sikurse për ekspozita e ardhshme ushtarake dhe hapësirës ajrore të Adriatikut (ASAD 2015), në Split, të cilën pala kosovare ka për qëllim ta vizitojë.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare në shtetin e Kroacisë e ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës prej që ministri dhe komandanti kanë marrë detyrat për të drejtuar Ministrinë, përkatësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.
www.voal-online.ch
|