E Enjte, 04.25.2024, 10:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI I AMERIKËS - ARRESTOHEN DEPUTETËT TOM DOSHI DHE MARK FRROKU

E Enjte, 03.26.2015, 06:45pm (GMT+1)



Policia shqiptare arrestoi sot në mesditë deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku 3 orë pasi parlamenti shqiptar miratoi kërkesën e prokurorisë për t'i arrestuar ata si dhe për të kontrolluar banesat e tyre pas akuzave për dëshmi të rreme ndaj tyre.

Votimi i parlamentit iu dërgua prokurorisë brenda një ore. I pari u arrestua në banesë, ndërsa tjetri në një lokal të familjes. Mesnatën e kaluar komisioni parlamentar i mandateve, miratoi njëzëri kërkesën e prokurorisë, e cila u votua sot në seancë me 80 dhe 79 vota.

Pas nisjes së tensionuar të seancës, kryeministri Rama kërkoi që të zbatohet rregullorja, e cila parashihte një votim të thjeshtë pasi të dëgjoheshin dy deputetët.

Deputeti Doshi nuk ishte dhe nuk foli në seancë, ndërsa deputeti tjetër Mark Frroku u kërkoi kolegëve ta rrëzojnë me gjakftohtësi kërkesën e prokurorisë de të mos votojnë në mënyrë të verbër.

Në fillim opozita kërkoi që seanca të shtyhej, por më pas një përfaqësues i saj lexoi një raport paralel mbi ngjarjen, ndryshe nga ai i kryetarit të komisionit. Një tjetër raport mbi ngjarjen u lexua nga deputeti socialist, që i shihte zhvillimet nga një këndvështrim tjetër.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili u akuzua nga deputeti Doshi si porositës i vrasjes së dy deputetëve, tha me qetësi në foltore se i besonte drejtësisë, madje solli edhe një detaj, që disa prova nuk mund të publikohen, sepse humbin vlerën e tyre para trupit gjykues.

Opozita përsëri braktisi seancën plenare në fazën e votimit, edhe pse më parë pati deklaruar se nuk do t'i pengonte hetimet mbi ngjarjen e paqartë, që për disa është porosi për dy vrasje nga kryetari i parlamentit Ilr Meta dhe për pjesën më të madhe është histori e sajuar nga deputetët Doshi dhe Frroku.

Opozita doli nga salla, shumica votoi autorizimin e prokurorisë, dhe më pas u diskutua ligji i ri për pensionet, mbi të cilin pakkush e kishte vëmendjen më tej.

Kjo është hera e parë që parlamentit i kërkohet autorizim për arrestim deputeti dhe kontroll banese.

Në pak raste të tjera më parë si deputeti Fatos Nano dhe deputeti Azem Hajdari, apo Ilir Meta dhe Lulzim Basha, si edhe Fatmir Mediu dhe Besnik Bare, parlamenti ka votuar vetëm heqjen e imunitetit parlamentar për t'i hapur rrugë hetimeve në cështje të ndryshme korrupsioni apo kriminaliteti.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOM DOSHI - KY ISHTE KONTRIBUTI IM PËR SHQIPTARËT, TA MARRIN VESH KU KA ARRITUR KRIMI, S'MË TREMB ARRESTIMI (03.26.2015)
KROACIA E MBËSHTET KOSOVËN NË FUSHËN E MBROJTJES (03.26.2015)
FILLON SEANCA E VOTIMIT TË ARRESTIMEVE - META ZË VEND TEK DEPUTETËT E LSI-së (03.26.2015)
PD VENDOS TË MOS MARRË PJESË NË SEANCËN E VOTIMIT NË KUVEND - KËRKON PUBLIKIMIN E VIDEO-PËRGJIMIT (03.26.2015)
ZËRI I AMERIKËS - BASHKIMI EVROPIAN IA PREMTON 1 MILIARD EURO BALLKANIT PERËNDIMOR (03.26.2015)
NË SARANDË TRITOL MAKINËS SË NJË BIZNESMENI (03.26.2015)
VLORË - KALLEN FLAKË TRI AUTOMJETE NË ZONËN E SKELËS (03.26.2015)
DEKLARATA BOMBË E ANALISTIT ARTAN HOXHA - MOTORI QË ISHTE NISUR PËR TEK DOSHI, KTHEU RRUGË DHE VRAU SANTON (03.26.2015)
TOM DOSHI AKUZON PROKURORINË PËR MANIPULIM TË PROVAVE - KËSHILLI I MANDATEVE PO ARRESTIMIT TË DY DEPUTETËVEI arrestuari Bami pranoi se ndryshoi dëshminë nën presion dhe kërcënim se do i vrisnin familjen (03.26.2015)
NË KËSHILLIN E MANDATEVE TOM DOSHI PUBLIKOI FAKTE TË REJA PËR KOMPLOTIN E VRASJES SË TIJDoshi: Prokurorja qau kur Durim Bami tregoi se i kërcënohej jeta e fëmijëve (03.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]