DAÇIÇ - THAÇI E NJEH MIRË SERBISHTEN
E Premte, 03.27.2015, 08:16am (GMT+1)
"‹Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, dhe ministri Jashtëm i këtij shteti, ka pasë një takim joformal me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi është zhvilluar pa përkthyes.
"Po, folëm në gjuhën serbe... po Thaçi e njeh shkëlqyeshëm këtë gjuhë", ka thënë Daçiq për mediat serbe, transmeton Telegrafi.
Takimi është mbajtur në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, është mbajtur në margjinat e Konferencës së gjashtë ministrore të shteteve të Ballkanit Perëndimor, "Western Balkans' 6".
www.voal-online.ch
|