VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUVENDI I KOSOVËS - ISA MUSTAFA PËRBALLË DEPUTETËVE PËR GJYKATËN SPECIALE

E Premte, 03.27.2015, 08:23am (GMT1)


Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Pikë e rendit të ditës do të jetë interpelanca e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Interpelanca mbahet me propozimin e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, e cila ka kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate.

Ata thonë se kjo gjykatë po krijohet për të sjellë drejtësi selektive, pasi që nuk gjykon serbët që kanë bërë krime në Kosovë, por Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke tentuar të njollosë luftën e popullit të Kosovës.

Vetëvendosje po ashtu thotë se gjykata rrezikon sovranitetin e sistemit të drejtësisë vendore./Express
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.