Euobserver, MOGHERINI - KOSOVA ËSHTË SHTET SOVRAN Kjo deklaratë thyen tabunë e zyrtarëve evropianë në njohjen e shtetësisë së Kosovës, e cila nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian
E Premte, 03.27.2015, 03:18pm (GMT+1)
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë të enjten, u tha studentëve se Kosova është shtet sovran, raporton Euobserver.
"Dialogu [në mes të Kosovës dhe Serbisë] po bëhet në mes të dy palëve të barabarta. Dialogu ndodh midis dy shteteve sovrane".
Kjo deklaratë thyen tabunë e zyrtarëve evropianë në njohjen e shtetësisë së Kosovës, e cila nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian.
www.voal-online.ch
|