E Enjte, 03.28.2024, 11:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJERMANI - DËSHTON KËRKESA PËR SHPALLJEN E KOSOVËS, SHQIPËRISË, MALIT TË ZI VENDE TË SIGURTA

E Premte, 03.27.2015, 03:40pm (GMT+1)


Refugjatë nga Kosova

Bavaria dështon me kërkesën për ashpërsimin e kërkesave për azilkërkuesit nga Ballkani. Kosova ende nuk shpallet vend i sigurtë, por shanset për azil janë gati zero.

Landi i Bavarisë ka dështuar me kërkesën e tij për ashpërsimin e kritereve për azilkërkuesit që vijnë nga Ballkani. Qeveria kristiansociale e landit bavarez kishte sjellë në Këshillin Federal një projektligj për shpalljen e "Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi" si "vende të sigura origjine". Me këtë autoriteteve gjermane do t'u mundësohej vlerësim i përshpejtuar dhe i thjeshtuar i procedurave të azilit dhe kthimi i refugjatëve në vendlindje.

"Kush është në nevojë, atij do t'i ndihmohet", e arsyetoi ministri i Këshillit Federal nga Bavaria, Marcel Huber (CSU) kërkesën bavareze, "por vijnë edhe shumë të tjerë që nuk kanë asnjë arsye për azil." Qëllimi, thonë kristiansocialët, "është ndalimi eficient i keqpërdorimi të azilit për të ruajtur kapacitete për ata që janë vërtet të përndjekur." Por të premten (27.03) Bavaria nuk gjeti mbështetje e shumicës për këtë kërkesë në Këshillin Federal. Kjo e pengon tani kalimin e iniciativës ligjorë të kristiansocialëve në Bundestag.

Vitin e kaluar qeveria gjermane shpalli disa vende të Ballkanit si vende të sigurta origjine, si Serbinë, Maqedoninë, dhe Bosnje-Hercegovinën, pas rritjes së menjëhershme të numrit të kërkesave për azil nga këto vende. Unioni kristiandemokrat e kristiansocial kërkoi renditjen edhe të Shqipërisë dhe Malit të Zi në grupin e vende ve të sigurta nga Ballkani, por kërkesa dështoi për shkak të rezistencës së socialdemokratëve.

Dështimi i dytë i kristiansocialëve

Debati për shpalljen e vendeve të tjera nga Ballkani si vende të sigurta lindi këto javë kur në Gjermani erdhi një numër shumë i madh kosovarësh. Për shkak se shanset për njohjen e azilit të njerëzve nga Kosova janë gati zero (shifra e njohjes është në 1%. shën red.) shpallja si vend i sigurtë u pa si një mënyrë për kthimin e shpejtë të tyre në vendlindje.

Aktualisht numri i të ardhurve nga Kosova në Gjermani ka rënë dukshëm krahasuar me dy muajt e parë të fillimit të vitit, pas federata dhe lander gjermane morën masa më të ashpra për ndalimin e ardhjes së refugjatëve që në Serbi dhe Hungari. njëra prej tyre ishte dërgimi i policëve gjermanë në këto rajone.

Efekti praktik i vendimit

Qeveria gjermane ka theksuar disa herë se nuk ka thuajse asnjë shans që shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që vijnë në Gjermani të marrin azil politik. Shtetas nga këto shtete faktikisht trajtohen nga organet gjermane sikur të vinin nga shtete të sigurta. Mosgrupimi i Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi formalisht tek shtetet e sigurta nuk ndryshon gjë në trajtimin e shtetasve shqiptarë. Kërkesat e tyre për azil përpunohen brenda 14 ditësh. dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA - GJYKATA SPECIALE NUK E GJYKON LUFTËN ÇLIRIMTARE (03.27.2015)
Euobserver, MOGHERINI - KOSOVA ËSHTË SHTET SOVRANKjo deklaratë thyen tabunë e zyrtarëve evropianë në njohjen e shtetësisë së Kosovës, e cila nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian (03.27.2015)
AKP ENDE PA BORD - PRIVATIZIMI DHE SHUMË PROCESE TË TJERA PO NGECIN (03.27.2015)
KOSOVË - VAZHDON KTHIMI I EMIGRANTËVE (03.27.2015)
KUVENDI I KOSOVËS - ISA MUSTAFA PËRBALLË DEPUTETËVE PËR GJYKATËN SPECIALE (03.27.2015)
SHEMBJE MASIVE NË RRUGËN E KOMBIT - NUK DIHET PËR VIKTIMA (03.27.2015)
DAÇIÇ - THAÇI E NJEH MIRË SERBISHTEN (03.27.2015)
Reuters - BETEJA PËR LUMIN VJOSA (03.27.2015)
POLICIA KONTROLL NË BANESË, TOM DOSHI - NUK MË VRANË DOT, PRANDAJ PO MË BURGOSIN POLITIKISHT (03.26.2015)
ZËRI I AMERIKËS - ARRESTOHEN DEPUTETËT TOM DOSHI DHE MARK FRROKU (03.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]