E Enjte, 03.28.2024, 02:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Deutsche Welle, BEKIM ÇOLLAKU - KUSHTET PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE DO TË PLOTËSOHEN DERI NË MAJ (Intervistë)

E Shtunë, 03.28.2015, 11:46am (GMT+1)



Intervistë me Bekim Çollakun, ministër i Kosovës për Integrime Evropiane. Azilkërkuesit, liberalizimi i vizave, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit e dialogu me Serbinë, janë disa nga sfidat qe e presin Kosovën këtë vit.

Deutsche Welle: Zoti ministër, me apo pa dashje, vala e fundit e azilkuërkusve kosovarë i ka instensifikuar komunikimet tuaja me Gjermaninë dhe disa vende të tjera. Sa janë ngarkuar këto raporte si pasojë e azilkërkuesve?

Bekim Çollaku: Më duhet të them se është për keqardhje që Kosova menjëherë pas themelimit të institucioneve të reja të daluara nga zgjedhjet e vitit të kaluar, u ballafaqua me një fenomen të tillë, me trende të larta të emigrimit të parregullut. Natyrisht që kjo e ka alarmuar shumicën e vendeve anëtare të BE, duke përfshirë edhe Gjermaninë. Ka qenë një moment shumë i vështirë për qeverinë dhe të gjitha institucionet e Kosovës. Një gjë e tillë është pasojë e faktorëve dhe shkaqeve të ndryshme. Dita e ditës ne po i kuptojmë se cilët kanë qenë këto shkaqe. Arrestimet e fundit që kanë ndodhur në bashkëpunim me Europolin dhe organet e tjera ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë dëshmojnë se ky migrim i parregullt në një shkallë kaq të lartë ka qenë deri diku i orkestruar nga njerëz të përfshirë në krim të organizuar dhe në trafikim me qenie njerzore. Por përkundër situatës goxha dramatike që kemi përjetuar si shoqëri, vend dhe institucione, me kënaqësi mund të konstatoj se tani ato trende janë ulur në minimum. Ne me kënaqësi i kemi njoftuar shtetet anëtare të BE se Kosova tani nuk ka një problem të këtillë të largimeve të parregullta në shifrat që kemi parë në disa muajt e fundit.

DW: Ju i përmendët disa shkaqe, por me siguri që emigrimi i siç vlerësohet jozyrtarisht i 200.000 njerëzve, për një periudhë kaq të shkurtër, nuk ka qenë vetëm pasojë e fushatave të qarqeve kriminale. Cilat janë shkaqet e tjera?

Bekim Çollaku: Me shifra duhet pasur kujdes, sepse kjo mund të shkaktojë një traumë tek njerëzit. Nuk është e vërtetë që nga Kosova janë larguar 200.000 ose 100.000 njerëz. Shifrat zyrtare për vitin e kaluar, të cilat i përodorë edhe Eurostati flasim për 37.000 azilkërkues nga Kosova në të gjitha vendet e BE-së. Ky numër natyrisht që mund të jetë më i madh, sepse ka dhe të tillë që kanë ikur dhe nuk kanë kërkuar azil. Por nuk duhet ekzagjëruar shifrat sepse krijohet një psikozë, një traumë dhe një bindje tek qytetarët - se nga ky vend duhet të iket.

DW: Ne nuk duam të krijojmë psikozë dhe trauma, por duam të zbulojmë të vërtetën. Ju me siguri e dini që numri më i madh i azilkërkuesve ka ikur jo vitin e kaluar, por në dy muajt e parë të këtij viti dhe se në opinion ka shifra të ndryshme zyrtare dhe jozyrtare. Megjithatë, për ju si qeveri, me siguri që është shumë me rëndësi të identifikohen dhe luftohen shkaqet e largimeve. Cilat janë shkaqet e tjera, përveç fushatës së orkestruar të qarqeve kriminale?

Bekim Çollaku: Ky vend ka probleme socio-ekonomike, ka probleme të rënda me numrin e madh të papunësisë. Mirëpo ky vend patjetër që është një vend ku mund të jetohet mirë, në të cilin mund të ndërtohet e ardhmja, ku fëmijët dhe rinia kanë një perspektivë. Ndaj nuk duhet kurrsesi të rrënohen shpresat për të ardhmen. Ne si qeveri, do të bëjmë të pamundurën që të hapim vende të reja pune dhe të hapim një perspektivë më të mirë për të gjithë qytetarët.

DW: Zoti ministër, një prej spekulimeve të dëgjuara në media dhe në publik ka qenë: Qeveria e Kosovës ka pasur një marrëveshje sekrete me disa vende për largimin deri me 22 janar të një numri të caktuar të kosovarëve dhe shkuarjen e tyre në këto vende. A është e vërtetë kjo?

Bekim Çollaku: Absolutisht jo. Ky spekulim është një prej absurdeve më të mëdha që janë dëgjuar kohët e fundit në Kosovë. Një marrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar dhe nuk mund të ekzistojë.

DW: E gjithë kjo valë i ka intensifikuar detyrimisht kontaktet tuaja me autoritetet e Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të tjera të BE, që do të thotë se ju ka ndihmuar që...

Bekim Çollaku: Ju mund ta quani ndihmë, por ky fluks nuk e ka ndihmuar Kosovën. Trendet e larta të migrimit kanë krijuar një imazh negativ të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në BE. Në masë të madhe e kanë dëmtuar edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Mirëpo vizita e shpeshta të anëtarëve të qeverive të ndryshme, vërtetë kanë qenë një shans dhe na kanë dhënë mundësi që të adresojmë problemet që kemi në shoqërinë dhe vendin tonë. Mesazhet e qarta të përfaqësuesve të qeverisë gjermane dhe fushata e sensibilizimit nga institucionet tona kanë bërë që vala e largimeve të ndalet. Suksesin e ka pranuar edhe komisioneri i BE për Punë të Brendshme, Avramapoulos, i cili tha gjatë vizitës së fundit këtu se Kosova ka bërë "një sukses spektakolar në ballafaqimin me uljen e trendit të ikjeve nga Kosova".

DW: ...pikërisht këtë desha të them: që ju ka ndihmuar në adresimin e problemeve dhe faktit që Kosova ka mbetur vendi i fundit në Evropë, i cili nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Cilat janë detyrat kryesore që ende nuk i keni plotësuar për liberalizimin e vizave?

Bekim Çollaku: E vërtetë është që në këtë aspekt vala e emigrimeve na ka ndihmuar në intensifikimin e kontakteve, sepse përveç çështes së emigrimit të parregullt, ne në këto takime kemi diskutuar edhe për domosdoshmërinë e përshpejtimit të rekomandimit dhe vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Natyrisht që kemi biseduar, në veçanti me Gjermaninë, edhe për mundësinë e punësive sezonale. Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, ndërsa Kosova ka një shkallë të lartë papunësie dhe kuadro të kualifikuara në fusha.

DW: Keni arritur ndonjë marrëveshje konkrete?

Bekim Çollaku: Deri më tani jo, por jemi duke punuar në këtë drejtim. Ka biseda shumë serioze dhe po shikojmë se cilat janë mundësitë më të mira për të dy palët. Por këtu duhet pasur kujdes, sepse njerëzit mund ta keqintepretojnë dhe të mendojnë se Gjermania dhe vendet e tjera po kanë hapur dyert për të gjithë - që me siguri nuk mund të jetë e vërtetë. Kjo do të marrë kohë por do të përgatitet mirë.

DW: Nuk më jeni përgjigjur në pyetjen, cilat janë kushtet që duhet të plotësoni për liberalizimin e vizave?

Bekim Çollaku: Në këtë aspekt është bërë shumë punë prej momentit kur Kosova ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në vitin 2012. Ne jemi në fazën përfundimtare të përmbushjes së të gjitha kushteve. Në askeptin ligjor kemi nëntë ligje të cilat duhet të miratohen nga qeveria dhe parlamenti. Të gjitha këto ligje do të shkojnë me procedurë të përshpejtuar. Jam optimist se kjo do të ndodhë deri në maj. Në aspektin teknik, kanë mbetur edhe disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e dokumenteve identifikuese - çertifikatave të lindjes së qytetarëve të Kosovës. Duhet zgjidhur edhe disa çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e integruar të kufirit, prokurorinë e shtetit, dhe disa çështja që kanë të bëjnë me sektorin gjyqësor. Mirëpo të gjitha këto janë në proces dhe janë në fazën e fundit të realizimit. Unë besoj se qeveria do të jetë në gjendje që të përpilojë së shpejti një raport përfunditmar, me të cilin do ta njoftojë Komisionin Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha krieteret e parapara me udhërrëfyes. Unë pres që kjo të ndodhë deri në maj.

DW: Ju këto ditë keni pasur konktatke me komisionerët për çështje të brendshme dhe për integrime në BE: cili ëshë qëndrimi i tyre, kur do të liberalizohen vizat?

Bekim Çollaku: Komisioneri Avramopoulos la të kuptohet se Kosova e meriton dhe do ta fitojë liberalizimin e vizave. Në konferencën e komisionerit Johannes Hahn u tha se Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave në momentin kur i plotëson kushtet. Kështuqë këto dy deklarata japin shkas për optimizëm.

DW: Zoti ministër, kur do të ndodhë liberalizimi: këtë vit apo vitin tjetër?

Bekim Çollaku: Personalisht jam shumë optimist që kjo do të ndodhë shpejt. Në qoftë se vlersohet puna e bërë e Kosovës, atëherë nuk ka asnjë arsye për zhagitjen e rekomandimit dhe marrjen e vendimit gjatë këtij viti. Nëse do të ketë ndonjë problem të natyrës politike, ky është një problem tjetër, i cili duhet të adresohet tek Komisioni i BE dhe shtetet anëtare të BE. Mirëpo unë pres që Komisioni të jetë në gjendje t'i bindë të gjitha vendet anëtare, që pavarësisht rezervave ndaj pavarësisë së Kosovës, të mbështesin liberalizimin, sepse çdo zhagitje është plotësisht e padrejtë dhe e paarsyetueshme.

DW: Ekzistojnë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mendoni se do ta pengojnë ato procesin e liberalizimit, por edhe procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe proceset e tjera të afrimit të Kosovës me BE?

Bekim Çollaku: Për keqardhje është fakti që pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për shkaqe të tyre të brendshme politike. Jam i bindur se këtë duhet ta bëjnë sa më parë. Megjithatë prej vitit 2003 këto vende janë treguar tolerante dhe gjithnjë i kanë mbështetur proceset e afrimit të Kosovës me BE. Megjithë rezervat e tyre në disa çështje, këto vende e kanë mbështetur edhe procesin e Stabilizim-Asociimit me Kosovën dhe shpresoj se kjo do të rezultojë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje gjatë pranverës apo eventualisht në fillim të verës së këtij viti. Kjo ëshë marrëveshja e parë dhe më e rëndësishme kontraktuale e Kosovës me BE, si vend aspirant për anëtarësim në BE. Kjo pastaj do t'i lehtësojë dhe mundësojë të gjitha proceset e mëtutjeshme dhe do të mundësojë që Kosova të ketë qasje në fondet e BE. As për liberalizimin e vizave nuk pres që këto vende të paraqesin ndonjë problem.

DW: Për herë të së vërtetës duhet thënë se liberalizimi i vizave do të thotë liri e lëvizjes dhe jo e drejtë pune në Gjermani apo vendet e tjera të BE. Por të kalojmë në një temë tjetër: Prej ditës së parë ju keni qenë pjesë e negociatave me Serbinë. Në opinion është krijuar një bindje se negociatat më shumë po i shkojnë në favor Serbisë se sa Kosovës. Mendoni se anëtarësimi i saj do të kushtëzohet me njohjen e shtetit të Kosovës?

Bekim Çollaku: Ajo tani më është e qartë për Serbinë, për Kosovën dhe për Bashkimin Evropian. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht obligativ për secilin shtet që pretendon të anëtarësohet në BE. Serbia e ka të pamundur që të bëhet anëtare e BE pa normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore me Republikën e Kosovë.

DW: ekim Çollaku: Kjo do të thotë që Serbia në një moment të caktuar duhet të jetë e përgatitur që të njoh funksionimin normal të shtetit të Kosovës, pa e penguar në asnjë formë, siç ka bërë në 15 vitet e fundit.

DW: A është përmendur njohja e pavarësisë në ndonjë prej raundeve të shumta të bisedimeve?

Bekim Çollaku: Kjo nuk përmendet në mënyrë eksplicite, por kjo është e vetëkuptueshme nga vet natyra e bisedave dhe marrëveshjeve që janë arritur deri tani në Bruksel.

DW: Por ju e dini që edhe në sektorin e zbatimit të marrëveshjeve ka pasur shumë probleme?

Bekim Çollaku: Një pjesë e madhe e marrëveshjeve janë realizuar në masë të madhe, por ka dhe ngecje. Ngecje ka nga ana jonë, por më shumë nga ana e Serbisë, sidomos në shpërbërjen e strukturave ilegale dhe paralele serbe në Kosovë. Në veçanti ato që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë. Por edhe në këtë fushë janë shënuar rezultate të mëdha. Ne shumë prej këtyre strukturave i kemi shpërbërë. Këto procese nuk janë të lehta, por zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në Bruksel nuk ka alternativë.

DW: Një prej kushteve dhe kërkesave kryesore të Serbsë është që bashkësia e komunave serbe të ketë të drejta ekzekutive, të paktën në katër fusha. A do të ketë kjo bashkësi të drejta ekzekutive?

Bekim Çollaku: Kosova nuk do të pranojë asgjë më shumë, përveç asaj që është pajtuar me Marrëveshjen e Brukselit. Në këtë Marrëveshje askund nuk figuron që ky asociacion të ketë të drejta ekzekutive. Ndaj një gjë e tillë, mund të mbetet dëshirë, apo mund të jenë deklarata të politikanëve të Serbisë për konsum të brendshëm. Mirëpo edhe ata e dinë shumë mirë që asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive apo legjislative, sepse atëherë do të shndërrohej në një trup monstër që pak a shumë do t'i ngjante Republikës Serpska në Bosnje-Hercegovinë. Kjo është e papranueshme për Kosovën dhe mbi të gjitha për ndërmjetësit - Bashkimin Evropian dhe për faktorin ndërkombëtar. Pra një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle - INTENSIFIKIM NË BASHKËPUNIMIN E SIPËRMARRJEVE GJERMANO-SHQIPTARE (03.28.2015)
BASHKIMI EVROPIAN DO TË FINANCOJË HEKURUDHËN KOSOVË-SHQIPËRI (03.28.2015)
KOSOVË - INTENSIFIKOHET KTHIMI NË ATDHE I EMIGRANTËVE ILEGALË (03.28.2015)
NESËR AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)
FATMIR SEJDIU - NDARJA E LDKsë KA QENË E PARAPËRGATITUR, OSE DACI KRYETAR, OSE LDKja E NDARË (03.28.2015)
ANKETË - KORRUPSIONI ËSHTË SHQETËSIMI MË I MADH PËR SHQIPTARËT (03.27.2015)
ZËRI I AMERIKËS - DEPUTETËT E ARRESTUAR MERREN NË PYETJEAvokatët e zotit Doshi dhe Frroku këmbëngulin: Ndalimi është i jashtëligjshëm. Vendimi për masën e sigurisë i takon Gjykatës së Lartë (03.27.2015)
GJERMANI - DËSHTON KËRKESA PËR SHPALLJEN E KOSOVËS, SHQIPËRISË, MALIT TË ZI VENDE TË SIGURTA (03.27.2015)
ISA MUSTAFA - GJYKATA SPECIALE NUK E GJYKON LUFTËN ÇLIRIMTARE (03.27.2015)
Euobserver, MOGHERINI - KOSOVA ËSHTË SHTET SOVRANKjo deklaratë thyen tabunë e zyrtarëve evropianë në njohjen e shtetësisë së Kosovës, e cila nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian (03.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]