E Enjte, 04.25.2024, 02:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ADRIATIK LLALLA - MARK FRROKU KËRKOHET PËR DISA KRIME NË BELGJIKË
Llalla - Frroku është i kërkuar i rrezikshmërisë së lartë

E Shtunë, 03.28.2015, 04:54pm (GMT+1)


Prokuroria e Përgjithshme e konsideron deputetin Mark Frroku person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që ekziston rreziku të largohet jashtë vendit, për t'iu shmangur hetimit, si dhe të prishë provat apo të vërë në rrezik marrjen e tyre. Mandej, në urdhër-ndalimin e firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, thuhet se Mark Frroku, krahas rrezikshmërisë që paraqet, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit si dhe kapitalit financiar që zotëron, ka lidhje të rëndësishme financiare edhe jashtë vendit. Përtej kësaj, për herë të parë, Prokuroria e Përgjithshme pranon se Mark Frroku ka llogari të hapura me drejtësinë e shtetit belg, çka e rrit edhe më tepër rrezikshmërinë e tij. "Ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte, krijohen dyshime të arsyeshme, se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për t'iu shmangur ndjekjes penale", thekson kryeprokurori. Por, ndryshe nga sa theksohet në urdhër, fakti tregoi krejt të kundërtën, që Mark Frroku nuk u largua, por priti i qetë arrestimin në kompleksin "AML", pronë e familjes së tij, pasi drekoi me avokatët e tij, çka duket se në këtë mënyrë i hoqi prokurorisë një nga argumentet më kryesore që pritet të përdorë në Gjykatën e Lartë për ta mbajtur pas hekurave.

URDHER-NDALIMI
Unë, Adriatik Llalla, me detyrë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, pasi studiova aktet e procedimit penal nr.1 të vitit 2015
KONSTATOVA SE:
Prokuroria e Përgjithshme e Republikës, mbi bazën e vendimit për shpalljen e kompetencës lëndore të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më datë 20.03.2015, ka regjistruar procedimin penal nr.1 për veprat penale: "Kallëzim i rremë", "Deklarata të rremë përpara prokurorit", "Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë", parashikuar nga nenet 305, 305/a dhe 312/a të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.
Shtetasi Mark Frroku, i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të sipërpërmendura në rrethanat e mëposhtme:
Më datë 03.03.2015, deputeti Tom Doshi, ka deklaruar publikisht për median e shkruar dhe audiovizive, se ai dispononte prova, sipas të cilave, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta, kishte paguar vrasës për ta eliminuar atë fizikisht dhe se për të provuar këtë, ndër të tjera ai dispononte një video, ku një prej personave që ishte paguar për të kryer vrasjen i ka pohuar atij në një regjistrim, video, për tentativat që ishin bërë për të kryer vrasjen e tij, por që nuk ishte bërë e mundur të realizohej. Në deklarimin e bërë para organit të ndjekjes penale, deputeti Tom Doshi ka deklaruar se, lidhur me tentativat për vrasjen e tij ishte vënë në dijeni fillimisht nga deputeti Mark Frroku. I pyetur lidhur me këto deklarime, deputeti Mark Frroku deklaron se nuk ka pasur dijeni për diçka të tillë dhe as të ketë vënë në dijeni deputetin Tom Doshi për sa ai deklaron. Për hetimin e plotë e të gjithanshëm të deklarimeve publike dhe ato të bëra para organit të ndjekjes penale nga ana e shtetasit Tom Doshi, janë kryer një sërë veprimesh hetimore, si: pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, kryerja e ballafaqimeve mes tyre në raste kundërthëniesh, këqyrja e tabulateve telefonike, pamjeve filmike, përgjime etj.
Nga kryerja e këtyre veprimeve hetimore, krijohen dyshime të bazuara në prova, se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi, publikisht si dhe e deklaruar më pas edhe para organit procedues, ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami, me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj Kryetarit të Kuvendit, z.Ilir Meta.
I pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, deputeti Mark Frroku, ka deklaruar para prokurorit se nuk e njeh të dyshuarin Durim dhe as nuk ka pasur ndonjëherë kontakt me të. Ndërsa në deklarimet e shtetasve Tom Doshi e Durim Bami, rezulton se ata kanë pasur disa herë kontakte të përbashkëta me deputetin Mark Frroku, çka vërtetohet edhe nga deklarimet e disa punonjësish lokalesh që ata frekuentonin, nga disa pamje filmike të sekuestruara në këto ambiente dhe nga ballafaqimet e realizuara mes tyre. Sa më sipër, nga hetimet e deritanishme, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se nga ana e deputetit Mark Frroku janë konsumuar edhe elementët e veprave penale: "Kallëzim i rremë", "Deklarata të rreme para prokurorit", "Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë", parashikuar nga nenet 305, 305/a dhe 312/a të Kodit Penal. Me qëllim për t'i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të këtij rasti, prokurori, bazuar në nenet 73/2 të Kushtetutës dhe nenit 288 të K.Pr.Penale, kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal, dhe të banesave të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.
Me vendimin nr.40, datë 26.03.2015, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kër-kesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.
Në këto rrethana, ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi i menjëhershëm, pasi qenia e tij i lirë mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kapaciteteve financiare që disponon si dhe duke iu referuar veprimeve të kundërligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer, rrezikshmëria shoqërore mbetet e lartë. Krahas rrezikshmërisë shoqërore dhe sanksioneve që parashikojnë veprat penale, të cilat dyshohet se ka kryer deputeti Mark Frroku, ky shtetas, përveç aktivitetit politik dhe financiar që ka në Shqipëri, disponon edhe lidhje të rëndësishme financiare jashtë Shqipërisë, si dhe ka shtetësi tjetër veç asaj shqiptare. Po kështu, ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte, krijohen dyshime të arsyeshme, se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për t'iu shmangur ndjekjes penale. Sa më sipër, mbështetur në të dhënat e bazuara se personi dyshohet për një krim dhe ka rrezik të ikë, për t'i shpëtuar procedimit penal në bazë të nenit 253 të K.Pr.Penale
Urdhëroj:
1. Ndalimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku
2. Ky urdhër i dërgohet për zbatim Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Prokurori i Përgjithshëm
Adriatik Llalla
Klodiana Lala


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SONTE PAS MESNATE AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)
GJYKATA E LARTË - ARREST SHTËPIE PËR MARK FRROKUNDeputeti - Drejtësia vendosi (03.28.2015)
PODGORICË - U NDËRPRE NDESHJA MALI I ZI-RUSI (03.28.2015)
Deutsche Welle, BEKIM ÇOLLAKU - KUSHTET PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE DO TË PLOTËSOHEN DERI NË MAJ (Intervistë) (03.28.2015)
Deutsche Welle - INTENSIFIKIM NË BASHKËPUNIMIN E SIPËRMARRJEVE GJERMANO-SHQIPTARE (03.28.2015)
BASHKIMI EVROPIAN DO TË FINANCOJË HEKURUDHËN KOSOVË-SHQIPËRI (03.28.2015)
KOSOVË - INTENSIFIKOHET KTHIMI NË ATDHE I EMIGRANTËVE ILEGALË (03.28.2015)
NESËR AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)
FATMIR SEJDIU - NDARJA E LDKsë KA QENË E PARAPËRGATITUR, OSE DACI KRYETAR, OSE LDKja E NDARË (03.28.2015)
ANKETË - KORRUPSIONI ËSHTË SHQETËSIMI MË I MADH PËR SHQIPTARËT (03.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]