E Premte, 03.29.2024, 03:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BB - EDHE 266 MILIONË EURO QEVERISË Banka Botërore aprovoi dy projekte: 200 milion euro do shërbejnë si garanci për një hua tregtare të qeverisë shqiptare, pjesa tjetër për projektin për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore
E Djelë, 03.29.2015, 07:19am (GMT+1)




Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore, në mbledhjen e tij të fundit në Uashington,  aprovoi dy projekte për Shqipërinë me një shumë totale prej 265.9 milionë eurosh.

Projekti i parë, prej 200 milion eurosh ka të bëjë me një garanci për një hua tregtare që qeveria shqiptare pritet të marrë në tregjet e huaja financiare. Ky projekt "mbështet reforma kryesore që janë kritike për Shqipërinë për të ruajtur hapësirën fiskale për rritje, dukë lejuar investime dhe ofrimin e shërbimeve sociale që lidhen me uljen e varfërisë, tha Doerte Doemeland, Kryeekonomiste në Bankën Botërore dhe Drejtuese e Projektit.  "Garancia do të reduktojë kostot për huamarrje të Shqipërisë, do të lehtësojë nevojat për fonde të qeverisë dhe rreziqet, si dhe do të clirojë burime të bankave komerciale për kreditimin e sektorit privat."


Projekti i dytë është ai për "Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore". Mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve kombëtare ka qënë vazhdimisht e keqfinancuar duke dëmtuar kështu qëndrueshmërinë e sektorit të transportit. Siguria në rrugë mbetet një problem madhor social dhe për shëndetin publik në Shqipëri me një numër mjaft të lartë viktimash për vit krahasuar me vendet e rajonit. "Projekti do të përmirësojë sigurinë në rreth 1334 km të rrugëve kombëtare me vëllim të lartë qarkullimi të Shqipërisë. Nga ky projekt pritet të përfitojnë përdoruesit e rrugëve në të gjithë Shqipërinë si rezultat i përmirësimeve në mirëmbajtjen e rrugëve, pakësimit të kohës dhe kostos së udhëtimit si dhe uljes së kostove ekonomike dhe sociale që lidhen me aksidentet rrugore", tha Artan Guxho, Inxhinier i Lartë i Infrastrukturës në Bankën Botërore dhe Drejtues i Projektit. Kosto totale e projektit është 128.47 milionë euro, me një bashkëfinancim prej 62.57 milionë eurosh nga Qeveria e Shqipërisë.

Qëkurse Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore në 1991, vendi ka përfituar 86 projekte me një vlerë totale prej 2.4 miliardë dollarësh amerikanë, në formën e granteve dhe kredive të IDA-s, si dhe huave të IBRD-së. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ADRIATIK LLALLA - MARK FRROKU KËRKOHET PËR DISA KRIME NË BELGJIKËLlalla - Frroku është i kërkuar i rrezikshmërisë së lartë (03.28.2015)
SONTE PAS MESNATE AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)
GJYKATA E LARTË - ARREST SHTËPIE PËR MARK FRROKUNDeputeti - Drejtësia vendosi (03.28.2015)
PODGORICË - U NDËRPRE NDESHJA MALI I ZI-RUSI (03.28.2015)
Deutsche Welle, BEKIM ÇOLLAKU - KUSHTET PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE DO TË PLOTËSOHEN DERI NË MAJ (Intervistë) (03.28.2015)
Deutsche Welle - INTENSIFIKIM NË BASHKËPUNIMIN E SIPËRMARRJEVE GJERMANO-SHQIPTARE (03.28.2015)
BASHKIMI EVROPIAN DO TË FINANCOJË HEKURUDHËN KOSOVË-SHQIPËRI (03.28.2015)
KOSOVË - INTENSIFIKOHET KTHIMI NË ATDHE I EMIGRANTËVE ILEGALË (03.28.2015)
NESËR AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)
FATMIR SEJDIU - NDARJA E LDKsë KA QENË E PARAPËRGATITUR, OSE DACI KRYETAR, OSE LDKja E NDARË (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]