E Martë, 04.23.2024, 08:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Open Data Albania - KOSOVA KA MBI 12 TRILIONË TONË QYMYR REZERVË

E Djelë, 03.29.2015, 09:05am (GMT+1)



Open Data Albania po hulumton mbi rentën minerare në Republikën e Kosovës.

Vlerësojnë se sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës, renta minerare përcaktohet si një shumë që duhet paguar buxhetit të shtetit si kompensim për shfrytëzimin e resurseve që nuk përtëriten.

Lista e rentës minerare të Republikës së Kosovës i kategorizon mineralet në gjashtë grupe kryesore.

"¢-Në grupin e parë të mineraleve energjetike përfshihet vetëm qymyri, i cili është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës. Qymyrguri furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike. Baseni i Kosovës, Dukagjinit dhe Drenicës janë basenet më të mëdha qymyrmbajtëse. Rezervat gjeologjike të përllogaritura të qymyrit në Republikën e Kosovës arrijnë në 12,442,461,000 ton. Renta minerare e aplikuar për qymyrin është 3 €/t.

"¢-Në grupin e dytë bëjnë pjesë mineralet metalore, ku renta minerare për këto minerale lëviz në kufijtë 4.5-5%. Mineralet si argjendi, ari, platini kanë një nivel rente minerare prej 5%, ku si njësi matëse e sasisë së larguar nga miniera, për efekt të llogaritjes së vlerës së rentës minerare për tu paguar, merret kilogrami. Për të gjitha mineralet e tjera të këtij grupi aplikohet një rentë prej 4.5%, por në këtë rast si njësi matëse e sasisë së larguar nga miniera merret ton. Republika e Kosovës paraqet rezerva të konsiderueshme të mineraleve si plumbi, zinku dhe argjendi. Vendburimet më të rëndësishme të plumbit dhe zinkut gjenden në pjesën verilindore të Kosovës, në Brezin Metalogjenik të Trepçës. Sipas të dhënave të Strategjisë Minerare të Republikës së Kosovës, vendburimet e Trepçës përllogarisin 58,662,569 ton rezerva xehe si resurse, 2,615,578 ton plumb, 2,508,321 ton zink dhe 4,447,359 kg argjend.

"¢-Në grupin e tretë bëjnë pjesë mineralet jometalore, apo siç emërtohen ndryshe edhe mineralet industriale. Renta minerare në këtë grup aplikohet edhe në përqindje, edhe në vlerë fikse. Për mineralet që aplikohet renta minerare në përqindje, kemi një nivel prej 4% të rentës, ku si njësi matëse e sasisë së larguar nga miniera, për efekt të llogaritjes së vlerës së rentës minerare për tu paguar, merret një ton. Për pjesën e mineraleve që aplikohet një rentë në vlerë fikse, shohim që këto vlera variojnë nga 0.2 €/t deri në 1.2 €/t.

"¢-Në grupin e katërt përfshin mineralet ndërtimore, ku renta minerare në këtë grup aplikohet si vlerë fikse. Niveli i rentës në këtë grup varion nga 0.5 €/m3 deri në 1.25 €/m3. Rëra dhe zhavorri janë mineralet që kanë edhe vlerën më të lartë të rentës minerare për këtë grup, prej 1.25 €/m3.

"¢-Në grupin e pestë ku përfshihen gurët e çmuar, gjysmë të çmuar dhe dekorativ, renta minerare aplikohet në përqindje që variojnë nga 3.2% deri në 4%. Si njësi matëse merret kilogrami ose m3 në varësi të mineralit.

"¢-Në grupin e fundit përfshihet uji mineral, ku renta e aplikuar në nivelin prej 2% për m3.

Ndryshe, Open Data Albania ka për mision të respektojë dhe të kontribuojë në përmbushje të disa parimeve bazë që shërbejnë për Demokraci cilësore, Politikë përfaqësimi transparente, Institucionalizëm ligjorë dhe zhvillim novator të teknologjive si:

"¢-Parimi i transparencës me publikun
"¢-Respektimi i të Drejtës për Informim
"¢-Respektimi i Lirisë së Shprehjes
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SENATI MIRATON AMBASADORIN E RI AMERIKAN NË KOSOVËGregory T. Delawie ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë (03.29.2015)
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË - AJRI I KOSOVËS PO VRET (03.29.2015)
GREVA E GJYKATËSVE SHTOI LËNDËT E PAREGJISTRUARA (03.29.2015)
I DËNUAR PËR VRASJE - TJETËR KËRKESË ARRESTI PËR FRROKUNGjykata e lartë vendos “arrest shtëpie” për dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku (03.29.2015)
BB - EDHE 266 MILIONË EURO QEVERISË Banka Botërore aprovoi dy projekte: 200 milion euro do shërbejnë si garanci për një hua tregtare të qeverisë shqiptare, pjesa tjetër për projektin për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore (03.29.2015)
ADRIATIK LLALLA - MARK FRROKU KËRKOHET PËR DISA KRIME NË BELGJIKËLlalla - Frroku është i kërkuar i rrezikshmërisë së lartë (03.28.2015)
SONTE PAS MESNATE AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)
GJYKATA E LARTË - ARREST SHTËPIE PËR MARK FRROKUNDeputeti - Drejtësia vendosi (03.28.2015)
PODGORICË - U NDËRPRE NDESHJA MALI I ZI-RUSI (03.28.2015)
Deutsche Welle, BEKIM ÇOLLAKU - KUSHTET PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE DO TË PLOTËSOHEN DERI NË MAJ (Intervistë) (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]