VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONFIRMOHET - 12 800 PLISA DO TË JENË NË STADIUM PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ARMENI

E Djelë, 03.29.2015, 01:33pm (GMT1)

  
Tifozët e Kombëtares Shqiptare po i numërojnë orët deri në fillimin e ndeshjes së rëndësishme me Armeninë.



13:46 - Edi Rama: Të gjithë bashkë me Kombëtaren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lënë një mesazh në Facebook, në prag të ndeshjes ndaj Armenisë.

13:41 - Mavraj i gatshëm për ndeshjen?

Mediat në Shqipëri sjellin një lajm shumë të mirë.

Raportohet se mbrojtësi Mërgim Mavraj është i gatshëm për ndeshjen ndaj Armenisë.

Dëmtimi i tij fillimisht u mendua serioz, por tani duket se ka përmirësime në këtë aspekt.

Mbetet të shihet nëse ai do të startojë nga minuta e parë, apo do të fillojë ndeshjen nga banka rezervë.

13:21 - Ndeshjet tjera eliminatore për Kampionatin Evropian
Përveç ndeshjes Shqipëri Armeni, sot luhen edhe 7 ndeshjeve tjera në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Në kuadër të Grupit I, ku bën pjesë edhe Shqipëria, takohen Portugalia me Serbinë, në ora 20:45.

Kurse, në Grupin D takohen Gjeorgjia me Gjermaninë, Skocia me Gjibraltarin dhe Irlanda me Poloninë.

Në grupin F takohen Irlanda Veriore Finlanda, Rumania Ishujt Faroe dhe Hungari Greqi.

12:58 - E konfirmuar: 12,800 plisa në stadium

Informata që ka qarkulluar dje nëpër media, se në stadium sot do të jenë më se 12,000 plisa, nga një për secilin tifoz, janë konfirmuar edhe nga sponsori kryesor i Kombëtares, Digitalb.
 

12:55 - Atmosfera në Tiranë
 

12:18 - Kaos për bileta

"Panorama Sport" raporton se dhjetra tifozë të mbërritur në Elbasan janë në kërkim të një bilete për të parë nga stadiumi ndeshjen por pavarësisht kërkesave të shumta, situata nuk ka zgjidhje dhe biletat mungojnë.

12:10 - Ndeshja Shqipëri - Armeni edhe në sheshin "Zahir Pajaziti"

Ndeshja Shqipëri - Armeni do të ndiqet LIVE edhe në sheshin "Zahir Pajaziti". Përgatitjet teknike tashmë kanë filluar, kurse mbledhja e tifozëve pritet të fillojë në ora 14:00.

Transmetimin e kësaj ndeshje në Prishtinë e kishte paralajmëruar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook.

12:05 - Jeni të dhënë pas statistikave dhe fakteve?

Para disa ditësh kemi postuar një artikull me disa fakte para ndeshjes Shqipëri Armeni, që kanë të bëjnë me të dyja kombëtaret.
Për më shumë, lexoni: Shqipëri Armeni, fakte për ndeshjen

11:55 - Si e parashikoni ndeshjen Shqipëri - Armeni?
Si do të përfundojë ndeshja Shqipëri - Armeni?

    Fiton Shqipëria (90.9%)
    90.9%
    Ndeshja përfundon barazim (6.2%)
    6.2%
    Fiton Armenia (2.9%)
    2.9%

11:45 - Tifozët marrin rrugën për në Shqipëri.

Në faqen zyrtare të tifo grupit zyrtar të Kombëtares Shqiptare, "Tifozat Kuq e Zi", janë postuar disa foto të tifozëve nga mbarë trevat shqiptare duke u nisur për në Elbasan.
 
 
 
 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.