VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FORCA DJEMA TË EKIPIT KOMBËTAR! SONTE DUAM FITORE!

E Djelë, 03.29.2015, 03:24pm (GMT1)



15:50 - "Plisat" dhe "Torcida" përleshen në Elbasan

"Panorama Sport" raporton se ka pasur një përleshje midis dy tifo-grupeve nga Kosova, Plisat nga Prishtina dhe Torcida nga Mitrovica.

Drejtori i Policisë, Neritan Nallbati në vendin e ngjarjes bën të ditur se "sherri ka nisur mes dy grupeve tifozësh të ardhur nga Kosova të cilët kanë debatuar se kush grup do të kalojë i pari në bulevard".

Pas kësaj ka nisur debate me fjalë dhe më pas ka përfunduar me goditje mes dy grupeve më së shumti me shishe birre që tifozët mbanin në dorë.

Sherri mes tyre ka nisur tek rreth rrotullimi tek "1 Maji" ku nën himnin e këngës "Xhamadani vija vija", tifozët po tentonin të hynin në bulevard.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e Policisë e cila ka bërë të mundur shoqërimin e 10 tifozëve nga të dyja grupet në stacion, e më pas ka dërguar në spitalin kirurgjik 4 të dëmtuar kryesisht në kokë. Ndërkohë, Nallbati pohon se "deri më tani situata është e qetë".

Dy tifozeritë njihen si ndër më të zjarrtat në Kosovë dhe kanë "˜hasmëri' mes tyre.

Një vit më parë ato u përplasën dhunshëm gjatë një ndeshje të kampionatit kosovar mes Trepçës dhe Prishtinës.

13:27 - Mbi 40,000 kërkesa për bileta

Interesim i jashtëzakonshëm për bileta në prag të sfidës Shqipëri - Armeni.

Raportet më të fundit që vijnë nga Elbasani flasin se ka pasur kërkesa për deri në 40,000 bileta.

"Elbasan Arena" ka kapacitet prej 12,800 ulësesh.

14:57 - Tifozët shqiptarë mirëpresin tifozët armenë

Portali "Albeu" ka realizuar disa fotografi të disa tifozëve shqiptarë që kanë pritur disa tifozë armenë në Elbasan.

Ata madje kanë realizuar fotografi bashkë, me flamujt e të dyja kombeve.

Një gjest që padyshim tregon sportivitet dhe jep mesazh të mirë.

14:41 - Përleshje mes tifozëve në Elbasan

Tifozët e mbledhur në qytetin e Elbasanit, para ndeshjes Shqipëri Armeni, janë përleshur mes vete.

Top Channel raporton se grupe të tifozerive të Tiranës dhe Elbasanit janë ata që janë përleshur mes vete, ndërsa mësohet se tre prej tyre janë lënduar lehtë.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

14:34 - "Festa ka nisur"

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares Shqiptare, "Tifozat Kuq e Zi", ka publikuar një video në Facebook të disa tifozëve që këndojnë e kërcejnë për Kombëtaren, akoma pa filluar ndeshja.

Mes tjerash, në video shkruhet "Festa ka nisur".
 

14:27 - Kujtojmë se Shqipëria për ndeshjen ndaj Armenisë favorizohet edhe nga kompanitë e basteve.

Fitorja e Shqipërisë kuotohet me 1.9, barazimi me 3.2, kurse fitorja e Armenisë me 4.2.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.