E Enjte, 04.25.2024, 09:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HISTORIKISHT 29 MARSI ËSHTË DITË E FITOREVE PËR KOMBËTAREN TONË

E Djelë, 03.29.2015, 04:04pm (GMT+1)


Sfida me Armeninë është një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e kombëtares shqiptare, ku një fitore do të rriste ndjeshëm mundësitë e kuqezinjve për një vend në Evropianin francez dhe data 29 mars duket se është e duhura, në aspektin statistikor, pasi në 3 përballje të mëparshme në këtë datë, Shqipëria ka arritur dy prej fitoreve të saj më të mëdha.

Shqipëri Moldavi 3-0 (29 mars 1995)

Më 29 mars 1995, Shqipëria luante në orën 15:30 në "Qemal Stafa" ndaj Moldavisë nën sytë dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jose Antonio Samaranch. Kombëtarja e drejtuar në atë periudhë nga Neptun Bajko fitonte 3-0 duke regjistruar suksesin më të thellë të përfaqësueses në një eliminatore, transmeton "atsh".

Një prej golave më të bukur në historinë e kombëtares me autor Kushtën i jepte Shqipërisë epërsinë në minutën e 32-të, ndërsa në të 43-tën, një goditje dënimi e Demollarit ndalej nga Coselev përpara se Kaçaj të shtynte në rrjetë golin e 2-0. Në pjesën e dytë Kushta shënonte dhe golin e dytë personal me Shqipërinë që fitonte 3-0.

Ukrainë Shqipëri 1-0 (29 mars 1997)

Më 29 mars 1997, Shqipëria, e drejtuar nga Astrit Hafizi luante larg vendit të saj në Granada, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar në vend. Kundërshtar ishte Ukraina, që sapo kishte nisur shpërthimin e saj në futbollin ndërkombëtar. Ukrainasit me Shevchenkon e Rebrov në fushë triumfonin 1-0, me një gol të këtij të fundit në minutën e 40-të. Një 29 mars jo dhe aq i mbarë për përfaqësuesen.

Shqipëri Rusi 3-1 (29 mars 2003)

Në 29 mars të 2003-it Shqipëria zbriste në "˜Loro Boriçi' të Shkodrës, me një gjerman për trajner si Hans Peter Briegel. Në këtë sfidë Kombëtarja regjistronte fitoren më të madhe në historinë e saj në eliminatore, duke mundur 3-1 Rusinë. Një 11-metërsh i humbur në minutat e para, nuk pengoi kuqezinjtë të kalonin në epërsi në të 20-tën me Altin Rrakllin.

Rusët barazuan me Karyakan në të 76-tën, por një gol i Lalës në të 79-tën bëri "Loro Boriçin" të shkundej i tëri nga entuziasmi. Festa kuqezi u kompensua në të 82-tën kur Ilgi Tare shënoi dhe të tretin.

Më 29 mars, tashmë në 2015-tën, Shqipëria do të zbresë në "Elbasan Arena" për një tjetër ndeshje të rëndësishme, në një datë që ka shënuar suksese të rëndësishme kuqezi.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAVRAJ NDOSHTA DO TË LUAJË EDHE SOT (03.29.2015)
FORCA DJEMA TË EKIPIT KOMBËTAR! SONTE DUAM FITORE! (03.29.2015)
KONFIRMOHET - 12 800 PLISA DO TË JENË NË STADIUM PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ARMENI (03.29.2015)
PRISHTINË - TË RINJTË E KOSOVËS MATIN SOT INTELIGJENCËN (03.29.2015)
RISHIHET VIDEOJA E DURIM BAMIT - 'VRASËSI' QAU PARA DOSHIT (03.29.2015)
Open Data Albania - KOSOVA KA MBI 12 TRILIONË TONË QYMYR REZERVË (03.29.2015)
SENATI MIRATON AMBASADORIN E RI AMERIKAN NË KOSOVËGregory T. Delawie ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë (03.29.2015)
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË - AJRI I KOSOVËS PO VRET (03.29.2015)
GREVA E GJYKATËSVE SHTOI LËNDËT E PAREGJISTRUARA (03.29.2015)
I DËNUAR PËR VRASJE - TJETËR KËRKESË ARRESTI PËR FRROKUNGjykata e lartë vendos “arrest shtëpie” për dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]