E Premte, 03.29.2024, 08:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ENDRITI - I PARI NË GARËN E INTELIGJENCËS NË KOSOVË

E Hënë, 03.30.2015, 06:00am (GMT+1)


Endrit Balaj nga fshati Varosh i komunës së Ferizajt doli i pari në garën e Inteligjencës "Eureka 2", nga 15 nxënës-fitues sa ishin gjithsej.

Në etapën finale e cila u mbajt sot në mëngjes, morën pjesë 260 nxënës të klasave të 9-ta, ku matën inteligjencën e tyre në përmes kësaj gare që është organizuar në gjimnazin "Hasan Nahi" në Prishtinë.

Fituesi i parë fitoj një laptop, ndërsa çmimet e tjera kanë qenë nga më të ndryshmet, deri tek fituesi i 15 i cili fitoj një shumë prej 50 eurove.

Nxënësi Balaj, u shpreh mjaftë i kënaqur për këtë rezultat të tij të arritur në këtë test, që për të ishte mjaft i lehtë.

"Jam shumë i kënaqur me arritjen time në garën e Inteligjencës "Eureka 2", gjithashtu shfrytëzoj rastin t'i përshëndes të gjithë ata që më kanë përkrahur, e në radhë të parë janë familja ime, pastaj shoqëria ime dhe më së shumti arsimtarët dhe drejtori i shkollës sonë... Nuk e kam pasur fare vështirë, testi më është dukur shumë i lehtë dhe shpresoj që të kem suksese edhe në të ardhmen", tha Balaj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për vendin tonë, e cila tregon se të rinjtë kanë kapacitet dhe inteligjencë dhe se janë bartësit e denjë për të ardhmen.

"Këta dy mijë finalistë që sot kanë mbushur këtë sallë në këtë ceremoni madhështore, tregojnë fuqinë e nxënësve tanë, tregojnë inteligjencën e tyre dhe këto ditë janë shoqëruar në mes vete nga të gjitha komunat e Kosovës, ata kanë treguar një inteligjencë, e cila ka bërë që të obligohemi, të punojmë për ta, të krijojmë programe arsimore, kurikula sa më të përshtatshme, të krijojmë sistem shkollor të krahasueshëm më sistemin evropian që njerëzve tanë të ju ofrojmë një arsimim të shekullit 21, të ju ofrojmë cilësi të shekulli 21, mësimdhënës të shekullit 21 dhe në këtë mënyrë ne do ta kryejmë borxhin para popullit të Kosovës, para rinisë së Kosovës e cila meriton që tani pas pavarësisë të gëzoj frytet e pavarësisë përmes një sistemi cilësor të edukimit", tha Bajrami.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Atmosfera, Talip Aktashi, tha se gjimnazi "Hasan Nahi" do ta ndihmoj Kosovën që të ketë sukses në çdo fushe.

"Fondacioni për arsim dhe kulturë "Atmosfera", që prej themelimit ka dhënë një kontribut të madh për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Sipas mendimit "Jetësoje njeriun që të jetoj shteti", kemi hapur konvikte, kurse, shkolla dhe gjithashtu u kemi dhënë bursa nxënësve të zgjuar, që nuk kishin mundësi materiale. Rruga për të arritur këtë synim sublim, është duke u ofruar ambiente pune atyre të rinjve që do të bëjnë këtë punë. Kemi nevojë për njerëz të shquar si për vlera morale ashtu dhe për dije shkencore. Besojmë që gjimnazi "Hasan Nahi", i cili është hapur me këtë synim, Kosovën do ta bëj të buzëqeshë për suksesin e tij në çdo fushë dhe të jap kontributin për paqen globale", tha Aktash.

Në këtë garë, e cila në këtë vit u mbajt për të dytën herë radhazi, kanë marrë pjesë gjithsej 2 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga 25 komuna të Kosovës, të cilët u sfiduan me test logjik dhe nga lënda e matematikës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë premtoi se kjo garë tash e tutje do të bëhet traditë e rregullt e shoqërisë kosovare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RADIO EVROPA E LIRË - FITON SHQIPËRIA, E MUND ARMENINË 2-1Me këtë ndeshje të fituar, Shqipëria tani ka 7 pikë, aq sa ka edhe liderja e grupit, Danimarka por e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur (03.29.2015)
ELBASANI VISHET KUQ E ZI - DE BIASI E NIS ME LUTJE PËR FITORE NË KISHË (03.29.2015)
HISTORIKISHT 29 MARSI ËSHTË DITË E FITOREVE PËR KOMBËTAREN TONË (03.29.2015)
MAVRAJ NDOSHTA DO TË LUAJË EDHE SOT (03.29.2015)
FORCA DJEMA TË EKIPIT KOMBËTAR! SONTE DUAM FITORE! (03.29.2015)
KONFIRMOHET - 12 800 PLISA DO TË JENË NË STADIUM PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ARMENI (03.29.2015)
PRISHTINË - TË RINJTË E KOSOVËS MATIN SOT INTELIGJENCËN (03.29.2015)
RISHIHET VIDEOJA E DURIM BAMIT - 'VRASËSI' QAU PARA DOSHIT (03.29.2015)
Open Data Albania - KOSOVA KA MBI 12 TRILIONË TONË QYMYR REZERVË (03.29.2015)
SENATI MIRATON AMBASADORIN E RI AMERIKAN NË KOSOVËGregory T. Delawie ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]