E Enjte, 04.25.2024, 04:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISH LUFTËTARËT E UÇK-së PROTESTË PARA QEVERISË - DUAM ZBARDHJEN DHE PUBLIKIMIN E LISTAVE TË VETERANËVE

E Hënë, 03.30.2015, 03:09pm (GMT+1)


Tensione e përplasje pati sot në protestën e ish-luftëtarëve të UÇK-së të mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, e që nisi në orën 12:00. Duke kërkuar zbardhjen dhe publikimin e listave të veteranëve, protestuesit, të revoltuar, u futën me dhunë në oborrin e qeverisë, qysh në minutat e para të protestës

Plot një orë qëndruan në oborrin e qeverisë, me gjithë thirrjen e prijësit e tyre, Xhevdet Qeriqi, që të lëshojnë oborrin.

Pas më shumë se një orë, përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Invalidëve, Pjestarëve të UÇK-së, pranuan në takim disa nga protestuesit.

E pas orës 14:00, Qeriqi i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dolën nga takimi, prej të cilit morën premtimin se publikimi i listave do të bëhet më së largu deri në fund të javës së ardhshme.

Ata i shpërndanë protestuesit, duke iu kërkuar të kenë durim deri javën e ardhshme. Thanë, se nëse prapë nuk publikohen listat , do të vazhdojnë me protesta edhe më të mëdha.

"Nëse nuk dalin listat javën e ardhshme, ne si kryesi e këshillit, do të mbajmë takim dhe do t'i njoftojmë në media për protestën e radhës", tha Xhevdet Qeriqi.

Qindra protestues u mblodhën fillimisht në sheshin "Zahir Pajaziti" për t'u vendosur më pas para ndërtesës së qeverisë. Duke brohoritur "UÇK, UÇK" ata ia mësynë dyerve të oborrit të qeverisë. Ani pse aty ishte një numër mjaft i madh i Policisë së Kosovës, mes tyre edhe ata të Njësisë Speciale, pas 10 minutash që u mblodhën, protestuesit arritën t'i largojnë rrethojat e oborrit të qeverisë e të futen me dhunë brenda në oborr.

Më tutje, ata u stacionuan në oborr, prej ku edhe nuk donin të lëviznin me asnjë kusht.

Kryetari, Xhevdet Qeriqi ditë më parë pati deklaruar se nuk do të mund t'i kontrollojë protestuesit. Siç ka thënë ai veteranët janë shumë të revoltuar saqë vështirë mund të ndalen.

Ashtu edhe ndodhi. Qeriqi vazhdimisht iu bënte thirrje protestuesve që të dilnin nga oborri e të mbledhshin aty për të pritur thirrjen në takim nga komisioni qeveritar.

Diku pas orës 13:00, Qeriqi mori një telefonatë, ku edhe u ftua nga përfaqësues të komisionit që të futet brenda e të takohet me ta. Përsëri, atij iu desht ca kohë që të arrijë të nxjerrë protestuesit jashtë oborrit.

Në fund, Qeriqi bashkë me disa përfaqësues të zonave arriti të hyjë në takim me përfaqësues të komisioni. Atje i priti Faik Fazliu.

Pas disa minutash ai doli para protestuesve duke iu kërkuar që të shpërndahen, pasi që, siç tha se i kanë premtuar brenda, se listat do të përfundojnë së publikuari më së largu në fund të javës së ardhshme.

"E kemi pasë një takim dhe na kanë njoftua rreth procesit të publikimit të listave. Ata deklaruan dhe premtuan që listat janë të gatshme, kanë mbetë edhe një Brigadë a dy, të dy Zonave të panënshkruara, mirëpo ata po besojnë që do të publikohen këtë javë. Mirëpo kërkuan nga ne që së paku deri në javën tjetër, t'i presim sepse thanë që ka mundësi të ketë një defekt, mirëpo javën tjetër e kanë të garantuar që ky proces do të përmbyllet në përgjithësi", tha ai.

Madje, Qeriqi tha se përfaqësuesit e komisionit iu kanë thënë, që në rast se listat nuk do të publikohen në këtë afat, edhe ata vet do t'iu bashkohen në protestë.

"Ata thanë se nëse nuk publikohen listat, edhe ata vet do të dalin në protestë me ne", tha ai.

Qeriqi tha se javën tjetër kanë lënë takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ku sipas tij, dot t'i shtrojnë kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit, përkatësisht nenit 16.

E për "fryrjen" e listave, ai tha se është e pamundur që të pastrohen. Veçse, sipas tij, organet ligjvënëse duhet të mirren me këtë çështje.

Qeriqi u zotua se do ta ngrisin zërin për secilin ish-luftëtar që do të mund t'i bëhet ndonjë padrejtësi në këto lista.

Protesta përfundoj rreth orës 14:15. Menjëherë pas takimit, protestuesit morën shpresën se listat do t'i kenë gati në javën që vjen. Por pati edhe nga ata që nuk e besonin një gjë të tillë. Megjithatë, të gjithë u shpërndanë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka monitoruar protestën e sotme. Në një njoftim për media KMDLNJ thuhet se në bisedë me komandantët e Policisë kuptuan se policia nuk kanë plan të arrestojnë asnjërin nga protestuesit dhe referoheshin të gjithë policët që ata protestues që tentojnë të thyejnë kordonin policor të shoqëroheshin tek daljet tjera të oborrit të qeverisë./kp/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA RAMA NUK PRANOI NDËRTIMIN E HEKURUDHËS ME KOSOVËN (03.30.2015)
ENDRITI - I PARI NË GARËN E INTELIGJENCËS NË KOSOVË (03.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - FITON SHQIPËRIA, E MUND ARMENINË 2-1Me këtë ndeshje të fituar, Shqipëria tani ka 7 pikë, aq sa ka edhe liderja e grupit, Danimarka por e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur (03.29.2015)
ELBASANI VISHET KUQ E ZI - DE BIASI E NIS ME LUTJE PËR FITORE NË KISHË (03.29.2015)
HISTORIKISHT 29 MARSI ËSHTË DITË E FITOREVE PËR KOMBËTAREN TONË (03.29.2015)
MAVRAJ NDOSHTA DO TË LUAJË EDHE SOT (03.29.2015)
FORCA DJEMA TË EKIPIT KOMBËTAR! SONTE DUAM FITORE! (03.29.2015)
KONFIRMOHET - 12 800 PLISA DO TË JENË NË STADIUM PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ARMENI (03.29.2015)
PRISHTINË - TË RINJTË E KOSOVËS MATIN SOT INTELIGJENCËN (03.29.2015)
RISHIHET VIDEOJA E DURIM BAMIT - 'VRASËSI' QAU PARA DOSHIT (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]