E Premte, 03.29.2024, 02:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LISTA SERBE - NUK KTHEHEMI NË QEVERI PA U KTHYER NË GJAKOVË

E Hënë, 03.30.2015, 03:41pm (GMT+1)



Lista Serbe gjatë dhjetë ditëve të fundit ka pasur disa takime dhe kontakte me partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për të shqyrtuar çështjet, mospajtimi për të cilat pati rezultuar me largimin e përfaqësuesve të kësaj liste nga institucionet lokale dhe qendrore, kanë konfirmuar zyrtarët e Listës Serbe.

Ministri i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, aktualisht kryetar i Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se tashmë ka përafrime të qëndrimeve për çështje të caktuara, por sipas tij ekzistojnë shumë faktorë nga të cilët varet vendimi për ose kundër kthimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në institucione.

"Një nga ligjet të rëndësishme, për ne, që aktualisht gjendet në procedurën e Kuvendit, është Ligji për Gjykatën Speciale. Por, Lista Serbe ende nuk ka sjellë vendimin definitiv se a do të kthehet në institucionet e Prishtinës. Kjo nuk nënkupton që vendimi është më afër asaj që të mos kthehemi, por Listës Serbe i nevojitet një periudhë e caktuar që t'i pajtojë disa interesa kontradiktore ndërmjet partnerëve tanë në koalicion dhe neve si Listë Serbe", tha Jabllanoviq.

Megjithatë, ai ka thënë se Lista Serbe ka një sugjerim për partnerët e koalicionit qeverisës, në mënyrë që ata ta tregojnë vullnetin e mirë ndaj qytetarëve serbë dhe t'ua mundësojnë atyre vizitën në Gjakovë për festën e Pashkëve ortodokse.

"Tash, në prag të një feste të madhe të krishterë, Pashkët, presim që qeveria të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj, në mënyrë që t'ua mundësojë të gjithë atyre njerëzve që janë të interesuar që për Pashkë, t'i vizitojnë vendlindjet e tyre, pa ndonjë problem apo rrezik për sigurinë e tyre", tha Jabllanoviq.

Megjithatë, ndaj kërkesës së Listës Serbe ka reaguar kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se temat që kanë të bëjnë me përditshmërinë, sikurse edhe vizitat e serbëve për Pashkë apo kurdo, janë pjesë e një diskutimi dhe procesi që do të zgjasë më shumë se sa, siç ka theksuar ajo, një kusht i Listës Serbe që lidhet me një afat për partnerët e koalicionit qeverisës.

"Kjo, për shkak se Gjakova është zyrtarisht, me shifra të konfirmuara, komuna më e dëmtuar gjatë luftës. Prinë me numrin e njerëzve të vrarë dhe në dëmet tjera që janë bërë".

"Para se të kushtëzohet me diçka,për të cilën duhet kohë dhe proces për të kaluar prej një faze në fazën tjetër, unë mendoj se ata duhet pa kushte të kthehen në institucione dhe të mos politizojnë temat, për të cilat ata qesin kushte ndaj Qeverisë e Kosovës, duke e tradhtuar, së pari, interesin e popullit serb", ka thënë Kusari - Lila.

Por, Jabllanoviq, insiston se kjo nuk është kërkesë, por rekomandim për Qeverinë e Kosovës.

"Ky është një propozim sugjerues ndaj partnerëve tanë, në mënyrë që ta ndjejmë një atmosferë më të shtendosur në krahasim me atë kur kemi vendosur që t'i braktisim institucionet", tha Jabllanoviq.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se çështja e vizitës së qytetarëve serbë në vendlindjet e tyre, përfshirë edhe Gjakovën, nuk është vënë si kusht nga Lista Serbe për kthimin e saj në institucione.

Bajram Gecaj, zëvendësministër për Administrimin e Pushtetit Lokal, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës do të mundohet t'i realizojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

"Çështja e mundësimit të qasjes së qytetarëve të Kosovës në të gjitha pjesët e Kosovës, kjo është një çështje që garantohet me Kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës dhe ne si Qeveri e Kosovës do të mundohemi që kjo të ndodhë. Megjithatë, ju e dini që në disa raste ka protesta të qytetarëve, të cilat, gjithashtu, janë të garantuara me ligjet dhe rregullativat e Republikës së Kosovës".

"Ne do të veprojmë në ato raste në mënyrë ligjore, do të mundohemi që të sigurojmë që ta sigurojmë qasjen, por, në të njëjtën kohë do të mundohemi që ta sigurojmë edhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës në protesta", theksoi zëvendësministri Gecaj.

Ai ka shfaqur shpresën se nuk do të ketë protesta të dhunshme nga ana e protestuesve e as reagime jo të mira nga zyrtarët e ndryshëm serb të Kosovës, e po ashtu edhe të Serbisë.

Megjithatë, zonja Kusari - Lila, vlerëson se me propozime të tilla, Lista Serbe nuk po tregon mirëkuptimin për qytetarët e komunës së Gjakovës..

"Besoj që qytetarët e komunës së Gjakovës e kanë një periudhë mjaft të rëndë pas vetes, për të cilën nuk po e shohin as mirëkuptimin minimal të përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilët shkojnë aq larg sa thonë që nuk kanë informata për atë që ka ndodhë këtu te ne", tha Kusari-Lila.

Ndryshe, përpjekjet e pelegrinëve serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, me 6 janar, ishin penguar nga qytetarët dhe familjarët e personave të vrarë dhe të pagjetur të komunës së Gjakovës, të cilët kishin dalë për të protestuar.

Jabllanoviq, i kishte cilësuar si "egërsira" protestuesit në Gjakovë.

Deklarata e tij kishte nxitur protestat dhe trysninë e opozitës ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkarkimin e Jabllanoviqit nga post i ministrit të kësaj qeverie, gjë që edhe ndodhi me vendimin e kryeministrit Isa Mustafa.

Shkarkimi i Jabllanoviqit u bë shkak që Lista Serbe t'i ngrijë aktivitetet e saj në institucionet e Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISH LUFTËTARËT E UÇK-së PROTESTË PARA QEVERISË - DUAM ZBARDHJEN DHE PUBLIKIMIN E LISTAVE TË VETERANËVE (03.30.2015)
QEVERIA RAMA NUK PRANOI NDËRTIMIN E HEKURUDHËS ME KOSOVËN (03.30.2015)
ENDRITI - I PARI NË GARËN E INTELIGJENCËS NË KOSOVË (03.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - FITON SHQIPËRIA, E MUND ARMENINË 2-1Me këtë ndeshje të fituar, Shqipëria tani ka 7 pikë, aq sa ka edhe liderja e grupit, Danimarka por e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur (03.29.2015)
ELBASANI VISHET KUQ E ZI - DE BIASI E NIS ME LUTJE PËR FITORE NË KISHË (03.29.2015)
HISTORIKISHT 29 MARSI ËSHTË DITË E FITOREVE PËR KOMBËTAREN TONË (03.29.2015)
MAVRAJ NDOSHTA DO TË LUAJË EDHE SOT (03.29.2015)
FORCA DJEMA TË EKIPIT KOMBËTAR! SONTE DUAM FITORE! (03.29.2015)
KONFIRMOHET - 12 800 PLISA DO TË JENË NË STADIUM PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ARMENI (03.29.2015)
PRISHTINË - TË RINJTË E KOSOVËS MATIN SOT INTELIGJENCËN (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]