E Premte, 04.19.2024, 04:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZGJEDHJET LOKALE - SHUMICA FORCON ALEANCAT, OPOZITA ENDE JASHTË GARËS

E Martë, 03.31.2015, 07:24am (GMT+1)



Në Shqipëri e majta në pushtet po shkon drejt përmbylljes së kandidaturave për kryetarët e ardhshëm të 61 bashkive. Kryeministri dhe kryetari socialist Edi Rama ka zhvilluar dje një maratonë takimesh me deputetët e tij sipas qarqeve të ndryshme, ndërsa ka arritur një marrëveshje dhe me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit e cila përfundimisht braktis opozitën dhe bëhet pjesë e koalicionit qeveritar. "Sapo kemi finalizuar një marrëveshje për të ecur në rrugën e partneritetit politik me partinë e drejtuar nga zoti Idrizi. Sigurisht që, diskutimi është përqendruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik, çka do të thotë se së bashku me PDIU ne do të jemi në bashkëqeverisje" deklaroi zoti Rama duke i thelluar edhe më tej numrat e një shumice në parlament tejet të fortë, edhe kështu sic është, me 5 deputetët e kësaj force politike.

Zoti Rama theksoi se me PDIU-në do të jenë së bashku dhe në zgjedhjet e ardhshme vendore të 21 qershorit. "Më konkretisht, do të shkëmbejmë opinionet dhe vendosim për kandidaturat me një vëmendje të veçantë ndaj opinionit të PDIU-së në disa qarqe ku edhe influenca politike e kësaj partie është më e qenësishme, sesa në qarqe të tjera ku sidoqoftë, ne e konsiderojmë PDIU-në një partner mjaft të rëndësishëm", deklaroi kryeministri.

Por në zgjedhjet e 21 qershorit, zoti Rama kërkon të shkojë me një koalicion që shtrihet edhe më tej brenda gjirit të së djathtës, duke i bërë thirrje për bashkëpunim dhe Frymës së Re demokratike të ish presidentit Bamir Topi. "Në këtë koalicion ka ende hapësirë, ka ende vend për të tjerë zëra dhe të tjera përvoja. Këtu kam parasysh edhe FRD-ën, që me shumë konsideratë do ta ftoja të konsideronte bashkimin në këtë rrugë, jo për të përputhur programet, por për të rritur spektrin e ideve dhe të alternativave për vendin", u shpreh kryeministri.

Deri në mbrëmje, zoti Rama zhvilloi një seri takimesh me deputetët e tij, për të diskutuar rreth kandidaturave për kryetarë bashkie në disa zona të rëndësishme. Duket se në Elbasan, Durrës dhe Korcë, do të konfirmohen drejtuesit aktualë të bashkive. Tirana është ende një çështje e hapur, ndonëse rrethi i emrave është ngushtuar shumë. "Sot kemi rënë dakord për të bërë edhe disa anketime të tjera në disa pika ku kemi ende dilemë, sigurisht në këtë proces anketimi dhe marrjen në konsideratë të opinioneve të publikut, Tirana ka zënë edhe vendin kryesor. Kështu që besoj në pak ditë do të jemi në gjendje të harmonizojmë këndvështrimin tonë me këndvështrimin e opinionit publik të kryeqytetit", u shpreh zoti Rama,.

Për Tiranën, ku deri më tani ka dalë në garë vetëm kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, po lakohen emra të shumtë edhe brenda Partisë demokratike, e cila drejton kryeqytetin që prej vitit 2011, përmes drejtuesit të saj aktual Lulzim Basha. Ky i fundit, sipas të gjitha gjasave, nuk do të kërkojë një rikandidim, dhe emri i tij nuk figuron as në propozimet e ardhura nga degët e kësaj partie në kryeqytet. Opozita duket se është më mbrapa me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

Nesër pritet që zoti Basha të ketë një takim me aleatët. Por partnerja e saj më besnike, Partia Republikane, duket e acaruar pasi PD nuk mbështet kandidaturën e deputetit të saj Agron Duka. Madje në një intervistë për television Klan, kryetari i republikanëve Fatmir Mediu e cilësoi "të papërgjegjshme" mënyrën se si kryetari demokrat po sillet me aleatët duke shtuar dozën e akuzave me dyshime për "pazare me partinë socialiste në Durrës apo me kandidatin e saj aktual". Por në PD, duket se po mbizotëron një frymë që të mos ketë tërheqje ndaj trysnisë së aleatëve, edhe me koston se ata mund të garojnë të vetëm, duke e fragmentarizuar në këtë mënyrë votën e të djathtës, përballë një të majte, që në të kundërt, po e zgjeron gardhin e saj. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FMN - GJENDJA EKONOMIKE NË KOSOVË NUK SIGURON RRITJEN E PAGAVE (03.30.2015)
GJERGJ BOJAXHI - PSE PO GAROJ PËR BASHKINË E TIRANËS Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët dhe se ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër (03.30.2015)
LISTA SERBE - NUK KTHEHEMI NË QEVERI PA U KTHYER NË GJAKOVË (03.30.2015)
ISH LUFTËTARËT E UÇK-së PROTESTË PARA QEVERISË - DUAM ZBARDHJEN DHE PUBLIKIMIN E LISTAVE TË VETERANËVE (03.30.2015)
QEVERIA RAMA NUK PRANOI NDËRTIMIN E HEKURUDHËS ME KOSOVËN (03.30.2015)
ENDRITI - I PARI NË GARËN E INTELIGJENCËS NË KOSOVË (03.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - FITON SHQIPËRIA, E MUND ARMENINË 2-1Me këtë ndeshje të fituar, Shqipëria tani ka 7 pikë, aq sa ka edhe liderja e grupit, Danimarka por e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur (03.29.2015)
ELBASANI VISHET KUQ E ZI - DE BIASI E NIS ME LUTJE PËR FITORE NË KISHË (03.29.2015)
HISTORIKISHT 29 MARSI ËSHTË DITË E FITOREVE PËR KOMBËTAREN TONË (03.29.2015)
MAVRAJ NDOSHTA DO TË LUAJË EDHE SOT (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]