VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PRIZREN - SOT KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK E Martë, 03.31.2015, 07:37am (GMT1) Sot në Prizren mbahet një konferencë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, që organizohet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Banka Botërore. Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,ministri për integrime evropiane në Kosovë, Bekim Çollaku,shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jean Eric Paquet dhe Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Kosovës. Sipas njoftimit të zyrës së BE-së në Kosovë, qëllimi i kësaj konference është përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe gjenerimi i vendeve të punës. "Ministrat, zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore do të marrin në pjesë në këtë ngjarje duke shkëmbyer qëndrimet e tyre në çështje që janë të rëndësishme për rritjen socio ekonomike, siç janë zhvillimi i sektorit privat, energjisë, arsimit dhe bujqësisë", thuhet në njoftimin e BE-së. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |