VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDALOHEN SHEFI I INTERPOL TIRANA ARTAN BAJRAKTARI DHE SPECIALISTJA LORETA ALLA - FSHEHËN PROVAT NGA BELGJIKA PËR FRROKUN

E Martë, 03.31.2015, 08:16am (GMT1)


Kreu i Interpol Tirana Artan Bajraktari është arrestuar mbrëmë në orët e vona së bashku me specialisten Loreta Alla.

Arrestimi i tyre është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat rreth ores 23: 45 dhe ka lidhje me çështjen e Mark Frrokut dhe akuzës së ngritur ndaj deputetit në Belgjikë.

Këta dy drejtues të Interpol Tirana nuk kanë njoftuar strukturat përkatëse për informacionin dhe provat e ardhura nga Belgjika në lidhje me çështjen "Frroku".

Mbi ta rëndon akuza e fshehjes së provave dhe mosveprimit për këtë çështje.

Belgjika ka kërkuar zyrtarisht prangosjen e deputetit të grupit socialist, por i zgjedhur në Pukë nën siglën e PKD duke e akuzuar për vrasje dhe trafik prostitucioni.

Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se në adresë të Mark Frrokut tashmë i ndodhur në arrest shtëpie për dëshmi të rreme, autoritetet e Brukselit kanë firmosur nëpërmjet Interpolit kërkesën për të zbatuar arrestin ndërkombëtar firmosur prej disa kohësh për të.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.